Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO SYRI TV/ Ndërtimi imun ndaj krizës, Krraba: Rritja e çmimit vazhdon edhe pse ka stok banesash

VIDEO SYRI TV/ Ndërtimi imun ndaj krizës, Krraba: Rritja e çmimit vazhdon edhe pse ka stok banesash

17:29, 24/09/2021
A+ Aa A-

E ftuar në Hapsirën Ekonomike në SYRI TV me moderatoren Megi Fagu, agjentja imobiliare Dorentina Krraba ka folur mbi rritjen e çmimeve të banesave me 6.7% në gjysmën e parë të këtij viti dhe për arsyet e këtij fenomeni.

Agjentja Krraba ka sqaruar se po ndodh një fenomen i çuditshëm pasi kemi stok ndërtimi dhe çmimi I apartamenteve po rritet dhe nuk po ulet, sikundër duhet të ndodhte me logjikën ekonomike.

Fagu: Sa është reflektuar në shifra konkrete në tregun imobiliar?

Krraba: Faktikisht rritja e çmimit ka ndikuar në tregun imobiliar pasi të parët jemi ne që e ndjejmë dhe prekemi nga kjo rritje. Faktikisht në vlerat tona kemi pasur një ngjarje të vogël dhe ndoshta jo kaq të ndier te blerësit. E vetmja rritja që ne kemi pasur kanë qënë ambjentet e reja, ndërtesat e reja të cilat I kanë të gjitha kushtet për të rritur çmimet.

Fagu: Vijon të ketë kërkese për blerjet e apartamneteve edhe pse jemi në kushte pandemie?

Krraba: Kërkesat vazhdojnë edhe pse jemi në periudhë pandemie. Janë kërkesa të ndryshme nga të huaj nga shqipotar që duan të zgjerojnë familjen apo ata që e shohin për interes biznesi për investim. Kërkesa ndikon në rritjen e çmimit. Sa më tepër kërkesa ke aq më tepër rritet çmimi. Fakti që kemi stok dhe nuk ka ndikuar në uljen e çmimit siç ndodh në ekonomi, moment që ke stok ulet çmimi por këtu po ndodhe e kundërta.

Fagu: Pse po ndodh ky fenomen kur ndërkohë ka stok, ka të bëjë me rritjen e çmimit të materialve të ndërtimit?

Krraba: Kjo është një ndër arsyet kryesore. Të ndërtosh sot nuk duhen parametrat e para 5 apo 10 viteve. Rritja e çmimit të hekurit dhe betonit këto muajt e fundit kanë ndikuar në këtë rritje të çmimit të banesave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco