Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kompania One falënderon partnerët për rezultatet e një viti

Kompania One falënderon partnerët për rezultatet e një viti

16:56, 21/09/2021
A+ Aa A-

Drejtuesit e One Telecommunications mblodhën partnerët e gjithë rrjetit të dyqaneve për të ndarë me ta rezultatet e një viti të markës One.

Drejtori Ekzekutiv, Emil Georgakiev çeli prezantimin me arritjet që kompania One ka patur përgjatë 1 viti, që prej lançimit të markës. ‘Përgjatë një viti, kemi arritur tregues shumë pozitiv. Matjet periodike të tregut na nxjerrin vazhdimisht në rritje dhe ky është një moment që duhet ta shfrytëzojmë që të shkojmë përtej. Duhet të vazhdojmë të mendojmë ndryshe dhe të veprojmë ndryshe, duke mbajtur nevojat e abonentëve në fokus dhe kështu do të bëjmë diferencën në treg.’

Sipas Z. Georgakiev, ruajtja e nivelit të të ardhurave, përmirësimi i shërbimit dhe rritja në treg janë dhe mbeten objektivat kryesorë.

Gjatë këtij takimi, Drejtori Komercial, Athanasios Paraskevas prezantoi gjithashtu rezultatet që One ka arritur si rrjedhojë e një serie investimesh dhe vendimesh të mira që janë kryer.

 ‘Pikë së pari, certifikimi i rrjetit tonë nga Umlaut si rrjeti me përvojën më të mirë të përdoruesit, ishte arritja më e madhe që erdhi si rezultat i një investimi madhor. Modernizimi i gjithë rrjetit One dhe partneriteti teknologjik me Ericsson e ripozicionoi kompaninë, pas më shumë se 10 vitesh, si operatori me rrjetin më të mirë.’ Sipas të dhënave që Z. Paraskevas ndau me të ftuarit, në një vit, kompania është rritur me 5% të tregut duke iu afruar shifrës 40% të ‘cilën synojmë ta arrijmë së shpejti’.

 ‘Pas një viti si One Telecommunications kryesojmë në matësin për kënaqësinë e abonentëve. Nga ana tjetër, tashmë 80% e publikut e njohin markën tonë, ndërsa shërbimi i klientit vazhdon të përmirësohet’, u shpreh Z. Paraskevas duke cituar rezultatet e fundit të studimit të tregut.

Sipas drejtuesve të One që prezantuan gjatë këtij takimi, partneriteti teknologjik me Ericsson ka krijuar avantazh të madh konkurues. Modernizimi i rrjetit dha mundësinë që të gjenerohen produkte shumë novatore, siç janë internet më i mirë për shtëpinë, telefona të mençur me pagesa të ulëta mujore, planet Ultra Unlimited me koncept krejtësisht te ri, me shpejtësi pa limit, etj.

 ‘Por ne nuk jemi mjaftuar me kaq. Kemi punuar në disa drejtime paralelisht, duke rimodeluar gati 90% të rrjetit të dyqaneve dhe duke trajnuar vazhdimisht stafin e dyqaneve për të dhënë zgjidhjet më të mira për klientët.’ - tha Z. Paraskevas.

Në përmbyllje të prezantimit, Z. Paraskevas ndau objektivat e vitit 2022 me partnerët duke thënë se ‘ne nuk ndalemi këtu, ne shkojmë përtej!’

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco