Pandemia shtoi huatë me norma të larta interesi

Pandemia shtoi huatë me norma të larta interesi

21:21, 18/09/2021
A+ Aa A-

Pandemia ka goditur rëndë ekonominë duke çuar në falimentimin e bizneseve dhe duke shtuar numrin e të papunëve në mbarë botën.

Në Malajzi, një numër në rritje i njerëzve po marrin hua me norma të larta interesi, për të mbështetur familjet dhe për të mbajtur në këmbë bizneset e tyre, raporton korrespodenti i Zërit të Amerikës Dave Grunebaum.

Si pasojë, shumë huamarrës po e gjejnë veten në situata të vështira nga borxhet dhe kërcënimet e huadhënësve.

Nga Zëri i Amerikës

Shoqata Myslimane e Konsumatorit në Majalazi po negocion me një huadhënës, lidhur me një hua të jashtëligjshme me interesa të larta.

Huadhënësi thotë se këto dy gra i kanë borxh gati 1 mijë dollarë.

Zëri i Amerikës po i quan ato Noradhiah dhe Sahirah për të ruajtur identitetin dhe biznesin e tyre.

Problemet e tyre filluan disa muaj më parë, kur ato huazuan rreth 4 mijë dollarë nga një mashtrues që pretendoi se ishte huadhënës i licencuar.

Ato thonë se që atëherë kanë paguar dyfishin e parave që morën borxh, ndërsa kur provuan të ndalnin pagesat, huadhënësit i kërcënoi dhe u sulmoi shtëpitë e tyre.

Kjo situatë u shkaktoi këtyre grave dëme financiare dhe psikologjike.

‘Nuk mund as të fle as të ha, jam gjithmonë e stresuar. Madje humba dhe peshë’, thotë Shahirah, viktimë e huadhënësve të palicencuar.

Shoqata Myslimane e Konsumatorit në Malajzi, njofton se vitin e kaluar pranuan 25 raste të reja nga viktimat e huadhënësve të paligjshëm, një rritje prej 30 për qind krahasuar me të dhënat para pandemisë.

‘Është situatë dëshpëruese dhe zemërimi’, thotë Nadzim Johan nga kjo organizatë jofitimprurëse.

Huamarrësit u përkasin të gjitha shtresave ndërsa borxhet janë nga 100 deri në mbi 1 milion dollarë. Normat e interesit mund të fillojnë me më pak se 10 për qind në muaj, por në fund të kontratave janë të fshehura me germa të imëta kushtet e tjera të huasë. Kur viktimat refuzojnë të paguajnë, huadhënësit dëmtojnë shtëpitë dhe makinat e tyre ose dërgojnë banda për të rrahur huamarrësit.

‘Huadhënësit e palicencuar përmes frikësimit dhe presionit mbledhin shumë para’, thotë zoti Johan.

Noradhiah dhe Shahirah kërkuan ndihmë nga Shoqata Myslimane e Konsumatorëve në Malajzi për t’u çliruar nga kurthi i borxhit.

 ‘Nuk ka rëndësi sa paguajmë, ata kërkojnë më shumë. Pasi bëjnë llogaritë, na kërkojnë të paguajmë më shumë’, thotë Shahirah.

Shoqata Myslimane e Konsumatorëve në Malajzi thotë se zakonisht huadhënësit binden të pranojnë 25 deri 50 për qind të asaj që kërkojnë.

Noradhiah dhe Shahirah i dhanë fund makthit të tyre duke paguar rreth 250 dollarë në vend të 1 mijë dollarëve.

Ato e pranojnë se duhet të kishin ndërmarrë më shumë hapa për t’u siguruar që po marrin hua nga një biznes i ligjshëm.

Është një mësim që ato dhe shumë qytetarë të tjerë po e mësojnë përmes një rruge të vështirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco