Situata ekonomike/ Soko: Qeveria s’ka program serioz. Bregu: Fermeri shqiptar në ditën më të keqe

Situata ekonomike/ Soko: Qeveria s’ka program serioz. Bregu: Fermeri shqiptar në ditën më të keqe

17:01, 16/09/2021
A+ Aa A-

Ekspertët e ekonomisë Pano Soko dhe Vojo Bregu, në një intervistë në Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko, folën për situatën ekonomike në vend.

Soko theksoi se qeveria nuk ka program serioz për ekonominë. Ndërsa, Bregu vlerësoi se fermeri shqiptar nuk subvencionohet dhe ndodhet në gjendje të rëndë ekonomike.

Pano Soko: PS ka ardhur në pushtet pa program. Ka ardhur në pushtet vetëm me Ramën. Qeveria do menaxhojë gati 20 milionë euro. Qeveria nuk ka program serioz. Borxhi po shkon mbi 85 përqind. Rama vetëm premton e nuk bën asgjë. Qeveria do marrë 1 miliardë euro borxhe.

Qeveria nuk ka plane për bujqësinë, sepse ka prodhime që hidhen në lumë. Nuk ka financim për fermerin, duhet madje bankë bujqësore. Për rindërtimin, të fusin njerëzit në shtëpi, mos t’i lërë pa strehë.

Vojo Bregu: Bujqësia nuk do jetë në fokus të qeverisë shqiptare.  50 milionë euro janë të pamjaftueshme për bujqësinë. Kjo qeveri çfarë thotë sot nuk thotë nesër. Fermeri shqiptar ndodhet në situatë shumë të vështirë dhe sa po vjen e degradon gjendja e tij ekonomike.

Fermeri i huaj subvencionohet 20 deri 30 përqind, kështu që fermeri shqiptar është i mundur akoma pa filluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco