Rritet rreziku për pastrimin e parave në Shqipëri - Indeksi i Bazelit

Rritet rreziku për pastrimin e parave në Shqipëri - Indeksi i Bazelit

07:28, 14/09/2021
A+ Aa A-

Rreziku për pastrim parash në vendin tonë është rritur në vitin 2021.

Indeksi i Bazelit i publikuar këto ditë tregon se mes 110 vendeve Shqipëria renditet e 72-ta me një nivel pikësh prej 5.72. Rreziku rezulton se është rritur teksa një vit më parë ishte e 44-ta me një nivel pikësh prej 5.69.

Në një publikim më të zgjeruar të po këtij Indeksi por këtë herë në analizë merren 203 shtete (juridiksione), për profilin të Shqipërisë nënvizohet se pikëzimi më negativ që nxjerr rezultanten finale është regjistruar tek transparenca financiare.

Ndërkohë që korrupsioni dhe ryshfeti cilësohen të dytët me një pikëzim prej 6.03. Kuadri ligjor që lidhet me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit vlerësohet me 5.84 pikë dhe më pas vjen rreziku politik dhe fiskal me 5.41. Transparenca Publike është e vetmja që ka shënuar një renditje më të mirë në pikë me 3.25.

Indeksi i Bazelit sjell në vëmendje se Shqipëria bën pjesë në vendet që janë në listën gri të FAFT (Task Forcës për Veprim Financiar). Nga ana tjetër nëse marrim renditjen rajonale ku bën pjesë Shqipëria që është Europa dhe Azia Qendrore renditemi të 49 në raport me 52 shtete në total çka në bën ndër më të rrezikshmit për pastrimin e parave.

Në raport me rajonin Mali i Zi ka 4.57 pikë, Kosova me 4.56, Maqedonia e Veriut 5.23, Serbia 5.27 Sllovenia 3.75.

Në vendin parë në botë sa i takon rrezikut më të ulët renditet Estonia, pas saj Andora dhe Finlanda.

Ndërkohë tek vendet e fundit renditen Korja e Veriut, Eritrea dhe Sudani për shkak se nuk ka të dhëna të plota për to ndërkohë që më pas vjen Irani Somalia, Haiti, Afganistani, Kongo, Mauritania, Myanmar apo Mozambiku.

Indeksi i Bazelit është në të njëjtën linjë me situatën e përgjithshme të përshkruar më herët edhe nga organizma ndërkombëtare si Moneyval apo FAFT të cilët në rishikimin e fundit vlerësuan se Shqipëria edhe pse kishte bërë disa rregullime nuk kishte arritur të përmbushte plotësisht detyrat e ngarkuara.

Indeksi i Kundër Pastrimit të Parave i Bazelit është një renditje e pavarur dhe mjet vlerësimi mbi rrezikun e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit. I prodhuar nga Instituti i Bazelit për Qeverisje që nga viti 2012 mundëson vlerësime holistike mbi rrezikun e pastrimit të parave bazuar nga të dhënat që merren nga 17 burime publike të tilla si Task Forca për Veprim Financiar, Transparency International, Banka Botërore dhe Forumi Ekonomik Botëror.

Në shkurt të vitit 2020, Shqipëria u fut sërish në listën gri të pastrimit të parave, nga e cila kishte dalë në vitin 2015. Vlerësim u dha në atë kohë nga Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar. Në këtë listë përfshihen juridiksionet që kanë mungesa strategjike në parandalimin e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar dhe rrezik të lartë si dhe janë nën monitorim të shtuar./ N.Maho/MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari14/09/2021 13:48

FITORE!!! FITOREEE! FITOREEEEEEE! PO JA PRA, EDHE PAS KËTIJ "SUKSESI" TË JASHTËZAKONSHËM, KU SHQIPËRIA ËSHTË SHPALLUR KAMPIONIA E EVROPËS PËR PASTIMIN E PARAVE TË PISTA TË KORRUPSIONIT DHE TË KRIMIT TË ORGANIZUAR, PSE NUK NA I HAP BE NEGOCIATAT?? ZGJEDHJET MË KRIMINALE NË BOTË I BËMË, QEVERINË MË TË KORRUPTUAR NË EVROPË MEZI E KRIJUAM, BESIMIN E SHBA MEZI E FORCUAM, DHE E FITUAM, SHQIPËRINË ME SIRIANË, IRANIANË, BANGLADESHAS DHE AFGANË E MBUSHËM, SHQIPTARËT PO IKIN, PO LARGOHEN DHE PO I DËBOJMË NGA SHQIPËRIA PËRDITË, PSE BE NUK NA HAP NEGOCIATAT??? BORXHI PUBLIK KA SHKUAR 100%, 2.3 MILIARD EURO NË VIT NGA BUXHETI I SHTETIT VIDHEN NGA VETË NARKOBANDA E RILINDJES, MERKEL NA DO SHUMË, POR INVESTIMET GJERMANE I KA HEDHUR NË SERBI, EDHE ERDOGANI NA KA XHAN, POR MILIARDAT E INVESTIMEVE I HEDH NË SERBI, PËR SHBA TË VRASIM NË VEND POR SHBA NUK HEDHUR ASNJË CENT INVESTIMI NË SHQIPËRI, PËRVEÇ PLEHRAVE TË BOTËS, AMBASADORESHËN KIM E KEMI SI ÇUPËN TONË DHE SPIROPALI DO TË PROPOZOJË QË TI JEPET ÇMIMI "MAMICA" DHE TI VENDOSET EMRI SHQIPTARO-TURK "KIMETE"!! QË NGA VITI 2015 VETËM RAPORTET MË TË ZEZA KANË DALË PËRSHIPËRINË E RILINDUR NGA NARKO-BANDA KRIMINALE "RILINDJA", POR E VETMJA FITORE E MADHE DHE MË SPEKTAKOLARE E SHQIPËRISË DHE E POPULLIT SHQIPTAR QË NGA VITI 2013 ËSHTË SHPALLJA NON-GRATA E DR. PROF, SALI BERISHËS DHE FITORJA 5:0 NDAJ SAN MARINOS!!! RROFTË GJYSHI SOROS QË E DHJEU ME MUT DHE E SHKATËRROI SHQIPËRINË DUKE E BËRË SI LIBIA, SI IRAKU DHE SI AFGANISTANI!!!

Shto koment

Denonco