Edhe auditi i qeverisë zbulon abuzimet me investimet, vetëm 18% e fondeve janë në respekt të ligjit

Edhe auditi i qeverisë zbulon abuzimet me investimet, vetëm 18% e fondeve janë në respekt të ligjit

08:35, 19/07/2021
A+ Aa A-

Nga të gjitha veprimtaritë buxhetore, institucionet publike si në nivel qendror apo lokal, abuzojnë më së shumti me investimet kapitale.

Abuzimet përfshijnë mos-respektimin e rregullave dhe ligjit vjetor të buxhetit ashtu edhe fondeve të vëna në dispozicion.

Auditi i brendshëm i qeverisë ka gjetur se gjatë vitit 2020, në drejtim të investimeve kapitale është respektuar vetëm 18 për qind e asaj që është miratuar në ligjin e buxhetit. Nga një vlerësim nga 1 deri 4 (pikët e ulëta nënkuptojnë rezultat të dobët dhe afër 4-es rezultat të mirë) menaxhimi i investimeve kapitale u vlerësua me vetëm 0.74 pikë.

Në një raport të posaçëm që tashmë është depozituar edhe në Kuvend, Drejtoria e Përgjithshme e Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik në Ministrinë e Financave theksoi se, zbatimi i buxhetit gjatë vitit 2020 në drejtim të investimeve kapitale nuk u respektua aspak, duke vijuar traditën e kaluara.

“Treguesi “Realizimi i shpenzimeve kapitale” paraqet devijimin nga plani i realizimit i shpenzimeve kapitale në një vit kundrejt shpenzimeve kapitale totale të planifikuara me ligjin e buxhetit vjetor në Kuvend. Për vitin 2020, ky tregues është vlerësuar mesatarisht me 0.74 pikë (18%), duke shfaqur një performancë jo të kënaqshme të njësive publike, duke qenë se paraqet një nivel të konsiderueshëm devijimi nga fondet e planifikuara” thuhet në raportin e auditit të brendshëm të qeverisë. Me ketë praktikë qeveria të tjera projekte çon për miratim në Kuvend dhe krejt të tjera projekte financon në realitet.

Auditi i qeverisë vë në dukje se nga të gjitha institucionet publike të marra në analizë, njësitë e qeverisjes vendore kanë devijimin më të lartë, në krahasim me ministritë e linjës dhe institucionet e pavarura.

Për ato njësi, të cilat paraqesin një performancë shumë të ulët të realizimit të këtij treguesi, evidentohet se shkaqet kryesore janë të lidhura kryesisht me problematikat dhe vonesat që ndodhin gjatë kryerjes së procedurave të prokurimit.

Shpenzimet kapitale për vitin 2020 arritën vlerën e 85.3 miliardë lekëve ose 104.5 për qind të planit vjetor fillestar (95.5 për qind të planit vjetor të ndryshuar me Akt Normativ. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ky zë është 13.8 për qind më i lartë ose rreth 10.3 miliard lekë më shumë.

Ministria e Financave raportoi se ky mbi realizim erdhi si pasojë e ecurisë pozitive të projekteve të investimeve me financim të brendshëm, të cilat shënuan një realizim në masën rreth 59.5 miliardë lekë ose 116 për qind të planit vjetor fillestar dhe 98.2 për qind të planit vjetor të rishikuar.

Po ashtu, investimet nga të ardhurat e arsimit të lartë shënuan një realizim në masën 1.04 miliardë lekë ose 104 për qind në raport me planin vjetor fillestar, ndërsa financimi i huaj u realizua në masën rreth 24.7 miliardë lekë ose 84.3 për qind të planit vjetor fillestar dhe 89.3 për qind të planit vjetor të ndryshuar. /Monitor/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari22/07/2021 12:28

GROPA E MADHE E HUMNERËS FINANCIARE ËSHTË HAPUR SHUMË THELLË!!! KËTË DËM KOLOSAL FINANCIAR E KA SHKAKTUAR VETË EDVIN KRISTAQ RAMA PËR INTERESAT E VETA PERSONALE DHE TË BANDËS SË TIJ KRIMINALE QEVERITARO-OLIGARKIKE, PA PYETUR FARE POPULLIN E VET DHE PA PJERDHUR FARE PËR ASNJË LIGJ KOMBËTAR DHE NDËRKOMBËTAR! DHE KËTË GJOBË DO TA PAGUAJË VETËM RAMA DHE BANDA E TIJ. PRANDAJ OPEN DATA TË MOS NA BËJË KOT MË KOT LLOGARITJET SE SA I TAKON PËR TË PAGUAR ÇDO FAMILJEJE SHQIPTARE PËR TË SHLYER KËTË GJOBË!!! SPAK DUHET TË ZGJOHET NGA GJUMI DHE DUHET TË PASTROHET NGA LLUMI! ZNJ. KIMETE TË MOS NA BËJË KOT DEKLARATA TEORIKE, DEMAGOGJIRA DHE THIRRJE PROPAGANDISTIKE NË AJËR GJOJA PËR LUFTË DHE PËRBALLJE TË PAMËSHIRSHME NDAJ KRIMIT DHE KORRUPSIONIT DHE CIRONKAVE, TË MOS NA TREGOJË GJURMAT E KRIMBAVE DHE TË UJQËRVE NGORDHALAQË, POR TA VENDOSË DORËN DHE GRUSHTIN MBI KOKËN E KRYEUJKUT, KRYEÇAKALLIT DHE KRYEPESHKAQENIT TË KORRUPSIONIT DHE TË KRYEHAJDUTIT TË SHQIPËRISË!! ZNJ. KIM! SATRAPI I SURRELIT DHE NAKO-BANDITËT E TIJ KRIMINELË KANË 8 VJET QË VJEDHIN DHE GRABISIN ME TË GJITHA MËNYRAT E MUNDSHME KRIMINALE ÇDO QINDARKË TË BUXHETIT TË SHTETIT, VJEDHIN E SHKATËRROJNË SHQIPËRINË, DHUNOJNË, GRABISIN DHE PËRVETËSOJNË PA MËSHIRË PRONAT E SHTETIT DHE TË TË GJITHË SHQIPTARËVE DHE SPAK, PA PIKËN E TURPIT E TË MORALIT, MERRET ME CIRONKAT MË ORDINERE TË KRIMIT ORDINER! ZNJ. KIM, NËSE VËRTETË SHBA ËSHTË ME POPULLIN SHQIPTAR, ËSHTË ME DREJTËSINË DHE DËSHIRON ME TË VËRTETË QË TA NDIHMOJË SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT NË KËTË LUFTË ME KRIMIN DHE KORRUPSIONIN QEVERITAR DUHET QË TË SHKËPUSË LIDHJET ME EDVIN RAMËN DHE TË NDËRPRESË MBËSHTETJEN NDAJ KËTIJ KRYEKRIMINELI SA MË PARË! OKTAPODI GJIGAND I KRIMIT DHE I KORRUPSIONIT LUFTOHET, GODITET DHE ASGJËSOHET QYSH NË FILLIM VETËM NËSE GODITET DHE SHTYPET PA MËSHIRË DHE PA KOMPROMIS KOKA E TIJ DHE JO GISHTRINJTË, KËMBËT DHE TENTAKULAT! KY OKTAPOD GJIGAND KRIMINAL, ME MBËSHTETJEN E PËRFAQËSUESVE MË TË KORRUPTUAR DHE MË TË PAMORALSHËM TË SHBA, BE, KE, KiE DHE OSBE, E KA MBËRTHYER FORT PREJ FYTI SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT DHE PO I MERR FRYMËN POPULLIT SA PO I DALIN SYTË NGA VENDI! BOLL ME SHOW QESHARAKE ZNJ. KIM! NE NUK DUAM FJALË POR VEPRIM!!! JEPNI URDHËR TË ARRESTOHEN EDVIN KRISTAQ RAMA DHE LALI ERJON PLEH VELIAJ! SOT OPOZITA E BASHKUAR DUHEJ TA KISHTE NGRITUR POPULLIN NË PROTESTA DHE NË DEMONSTRATA ANEMBANË VENDIT!!! SUNDIMI I SATRAPIT TË SURRELIT EDVIN KRISTAQ RAMA I KA SHKAKTUAR VENDIT: - 1 MILIARD EURO GJOBA NË ARBITRAZHET NDËRKOMBËTARE - 2,23 MILIARD EURO PAGESA PËR LARGIMET E PALIGJSHME DHE POLITIKE NGA PUNA - 10,75 MILIARD EURO (SIPAS RAPORTEVE ZYRTARE TË KLSH) VJEDHJE, ABUZIME DHE SHPËRDORIME NËPËRMJET TENDERAVE, KONCENSIONEVE, PPP-VE - 8,12 MILIARD EURO SHPENZIMET E TEPRUARA PËR PAJISJE LUKSI, AUTOMJETE LUKSI, ZYRA, SISTEME ELEKTRONIKE, RIKONSTRUKSIONE ZYRASH, ETJ. PRA, GJITHSEJ QEVERISJA SUNDIMTARE DHE NARKO-FASHISTE E EDVIN KRISTAQ RAMËS DHE NARKO-BANDËS SË TIJ KRIMINALE DERI SOT NA KA KUSHTUAR 22,1 MILIARD EURO!!!! KJO ËSHTË SHIFRA ZYRTARE, SEPSE PO TË SHTOHET EDHE EVAZIONI FISKAL I MIQVE DHE OLIGARKËVE TË SATRAPIT TË SURRELIT DHE LALI PLEHUT, SHËRBIMET DHE TAKSA E AUTOSTRADËS SË KOMBIT, AEROPORTI, PAGESAT E INCENERATORËVE QË NUK FUNKSIONOJNË AKOMA, CHECK-UP MJEKËSOR GJYSMAK, KJO SHIFËR REALE ËSHTË 25 MILIARD EURO!!!! PRANDAJ NE SOT JEMI POPULLI MË I VARFËR I EVROPËS POR KEMI QEVERITARËT, POLITIKANËT DHE OLIGARKËT MË TË PASUR TË EVROPËS!!! FLI GJUM O POPULL, FLI!!!

Shto koment

Denonco