Kriptomonedhat si firmat piramidale në ’97/ Malaj: Sekreti qëndron tek mashtrimi, investimi me risk të lartë

Kriptomonedhat si firmat piramidale në ’97/ Malaj: Sekreti qëndron tek mashtrimi, investimi me risk të lartë

21:42, 07/07/2021
A+ Aa A-

 

Prestigjiozja britanike, Financial Times ka bërë një paralajmërim të frikshëm mbi kriptomonedhat. Në artikull shkruhet se shtetet që po hezitojnë për të rregulluar me ligj kriptomonedhat mund të përballen me rrezikun e kolapsit të sistemit të tyre. Si shembull revista ekonomike merr Shqipërinë e viteve 97’, ku siç theksohet në shkrim nën hundën e qeverisë u ngritën firma piramidale, të cilat me reklama mjaft atraktive dhe duke premtuar përfitime që tejkalonin dyfish investimin fillestar zhvatën pasurinë e qytetarëve shqiptarë.

Në lidhje ‘Skype’ me studion e ‘Ekonomi Plus’ për moderatoren Klaudja Karabolli, ish- Ministër i Financave, Arben Malaj thotë se rasti i skemave piramidale në Shqipëri në 1997 nuk ishte një “marrëzi kolektive”, por një keqpërdorim i tyre për mbijetesë politike dhe pushtet ekonomik e politik deri kriminal.

Mbi rastin e tillë marrë nga ky artikull, Malaj u shpreh:

“Janë specifikat, modelet e ndryshme që ndryshe i quajmë financat euforike, pra që njerëzit bazohen te reklamat dhe jo bilanci.Bashkohen tek pika që në rastet e rritjeve euforike të kriptomonedhave. Shqetësimi kryesor janë kriptomonedhat. Përsa i përket block chain është relativisht një inovacion në fushën e informatikës. Teknologjia duhet të sjell avantazhe. Ndërsa investimi është një risk i lartë, pra ka pasoja të rënda. Ndërmarrjet janë ato që kanë më shumë pasoja. 50% e GDP në 1997 ishte 1.4 miliardë. 1.2 miliardë u investuan.“

Mbi politikat e institucioneve shqiptare, Malaj u shpreh se detyra kryesore është edukimi publik, me opinione dhe e misione e profesorë për t’u edukuar populli. Detyrim ligjori si AMF, BSH kur keqinterpretojnë statuset e kriptomonedhave, sepse të rinjtë shqiptarë duhet të mësohen me këto terma.

“Ajo që na shqetëson është kur paratë kriminale, favorizojnë politikën. ‘Easy money’ dëmton institucione apo brezat e rinj. Problemi i kriptomonedhave është se sekreti tyre qëndron tek mashtrimi, nëse ti i humbet paratë nuk ke ku i raporton. Burimet e tilla nuk janë transparente, janë flamuj të kuq si të një firme piramidale.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ABC08/07/2021 08:47

Ne fakt ti i njeh mire firmat piramidale, nderkohe ke ngelur prapa me njohurite per kriptomonedhen

Shto koment

Denonco