Shtohen dy linja me çmim të lirë nga Rinasi/ Wizz Airr linja drejt Barcelonës e Këlnit

Shtohen dy linja me çmim të lirë nga Rinasi/ Wizz Airr linja drejt Barcelonës e Këlnit

13:29, 24/06/2021
A+ Aa A-

Barcelona në Spanjë dhe Këlni në Gjermani, janë dy linjat e reja më çmim të lirë që kompania Uiz Air, sjellë për qytetarët shqiptarë në Aeroportin e Rinasit. Gjatë prezantimit të avionëve të rinj, që do të operojnë nga Rinasi në drejtim të dy aeroporteve europiane, drejtori i Uiz Air u shpreh se në vitet e ardhshme do të dyfishojë avionët në Shqipëri. Ndërkohë Ministri Blendi Klosi u shpreh se aeroporti i Rinasit është shndërruar në portë për turizmin në vend.

Nga SYRI TV

Qytetarët shqiptarë, por dhe turistët e huaj, do të kenë mundësi të udhëtojnë drejt dy aeroporteve evropiane me çmime low cost. Kompania e fluturimeve Wizz Air, prezantoi këtë të mërkurë dy avionët e rinj që do të udhëtojnë drejt Barcelonës në Spanjë dhe Këlnit në Gjermani.

Drejtori i përgjithshëm komercial i Wizz Air, George Michalopolus, tha se Shqipëria është një vend o jashtëzakonshëm dhe ka nevojë për turizmin. Mihalopolus deklaroi se 3-4 vitet e ardhshme, kjo kompani do të dyfishojë numrin e udhëtarëve dhe avionëve.

Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Dr. Konstatin Alvensleben, në fjalën e tij tha se lehtësimi i masave anti-Covid, ka kthyer fluksin në aeroport.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në fjalën e tij deklaroi se Aeroporti i Rinasit është kthyer në një portë të rëndësishme te turizmit në vend.

Wizz Air është një kompani ajrore hungareze, me bazë në Budapest, e cila operon në të gjithë Europën me çmime të lira. Kjo kompani funksionon në Shqipëri  që prej vitit 2017, duke pasur në konsideratë zgjerimin e mëtejshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 24/06/2021 13:41

Perralla Kur flitet per cmimet e lira.Pa futuni ne faqen zyrtare dhe shikoni cmimet.Per 20 kg bagazh paguan cmim skandaloz.Dikur ushqimet ishin falas tani shiten me cmimet skandaloze.

Shto koment

Denonco