Mbyllja e ndërmarrjeve të huaja/ Muço: Klima ekonomike nuk favorizon investimet e huaja, shqetësuese

Mbyllja e ndërmarrjeve të huaja/ Muço: Klima ekonomike nuk favorizon investimet e huaja, shqetësuese

22:07, 09/06/2021
A+ Aa A-

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë vitit të kaluar e mbyllën aktivitetin 408 ndërmarrje të huaja dhe me pronësi të përzier vendase dhe të huaj, duke bërë që numri i sipërmarrjeve të huaja të bjerë me 6.3 për qind në raport me vitin 2019.

Eksperti I Ekonomisë Klodian Muço, sqaron se klima e biznesit në Shqipëri nuk është favorizuese për bizneset e huaja.

“Investime të huaja gjen gjithmonë e më pak në Shqipëri. Klima aktuale nuk I favorizon. Shteti duhet të mendojë strategji konkrete për t’I mbështetur.”

Muço më tej rendit disa nga problematikat që ka biznesi në vendin tonë.

“Në Shqipëri krahu i punës është i lirë. Por cilësia dhe kualifikimi I punonjësve është më I ulëti në rajon. Rendimenti I punës në Shqipëri është larg standarteve europian”- u shpreh eksperti.

Ndiqni emisionin e plotë me gazetaren #KlaudjaKarabolli:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edi rama i largon me shoke10/06/2021 08:14

Kushdo qe ka puanuar e punon ne nje ndermarrjente huaj e di qe qeveria me tere manovrat e saj i nxjerrin pengesa e bejne padretesira bizneseve si e si te largohen ose tja marrin keta per pese leke. Kjo eshte sistematike per cdo biznes te huaj te madh dhe gjithmone kundra shqipetareve, Per ti lene te varver te paditur e te pamundur qe ti kontrrollojne e manipulojne kollaj keto qelbesira. Zotin ja kam lene!

Shto koment

Denonco