Orët e gjata në punë/ Pashaj: Punonjësit i detyron nevoja, punëdhënësi shkel ligjin

Orët e gjata në punë/ Pashaj: Punonjësit i detyron nevoja, punëdhënësi shkel ligjin

21:59, 26/05/2021
A+ Aa A-

Harta globale e vdekjeve nga puna e tepërt tregon se, Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara në Europë. Për këtë cështje u diskutua në emisionin Ekonomi Plus në Syri Tv.

Administratori i EPPC Shqipëri dhe Kosovë, Erald Pashaj shpjegoi se shkaqet nuk lidhen vetëm me pasojat shëndetësore nga orët e tejzgjatura, por edhe me aksidentet në punë. Nga ana tjetër Pashaj sqaron se punonjësit shqiptarë pranojnë të shkelet kontrata e punës për shkak të nevojës për të ardhura shtesë.

“ Nëse një kamerier e paguan më shumë sesa tregu, atëherë është i gatshëm të rrijë gjatë dhe pavrare në punë, kjo ndodh në shumë sektor në vendin tonë.”

Pashaj gjithashtu beson se tregu ka mundësi të vetërregullohet por institucionet shtetërore duhet të zbatojnë ligjet.

“Inspektoriati i Punës nuk interesohet sesa orë punë bën një punonjës në Ersekë, për instancat shtetërore mund të tingëllojë çuditshëm. Punëdhënësi shkel ligjin dhe përballon shumë punë me pak staf, pra lidhet edhe me kostot e një biznesi apo kompanie”- u shpreh Pashaj ndër të tjera në Program.

Ndiqni emisionin e plotë me gazetaren #KlaudjaKarabolli:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco