Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Deklarimi për dypunësimin/ Goditja e radhës për shtresën e mesme. Ekspertët tregojnë sa do të paguani në 30 qershor

Deklarimi për dypunësimin/ Goditja e radhës për shtresën e mesme. Ekspertët tregojnë sa do të paguani në 30 qershor

22:02, 12/05/2021
A+ Aa A-

Të gjithë të dypunësuarit kanë afat deri në 30 qershor të plotësojnë deklaratën e të ardhurave personale. Akti ligjor i drejtorisë së tatimeve parashikon edhe faljen e gjobave për rastet kur plotësimi i deklaratës ka pasaktësi. Kjo shtyrje vjen pasi shumë qytetarë janë të painformuar pasi është hera e parë që bëhet kjo procedure, pas ndryshimit ligjor që në deklarim të përfshihen edhe personat me të ardhura nën 2 milion lekë në vit.

E ftuar në “Ekonomi Plus” Alketa Çabej, nga drejtoria e përgjithshme  tatimeve shpjegoi se: “në vendin tonë janë mbi 75 mijë të dypunësuar, të cilët do të duhet të deklarojnë të ardhurat e përfituara në vitin 2020, deri më 30 qershor  2021, pavarësisht nivelit të pagave që kanë pasur. Të gjithë tatimpaguesit do të duhet të llogarisin të ardhurat e tyre bruto mujore, të heqin nga këto të ardhura një shumë prej 30 mijë lekësh që është paga me tatim zero dhe më pas automatikisht sistemi do të nxjerrë detyrimin që duhet paguar në llogari të drejtorisë së përgjithshme të tatimeve.

Sipas DPT, nëse të ardhurat e dy pagave i kalojnë 150 mijë lekë në muaj, do të tatohen për diferencën me 23%, duke zbritur tatimin e paguar gjatë vitit. Shuma minimale që duhet të paguajë një i dypunësuar që ka punuar 12 muaj në dy punë dhe është paguar me pagë minimale prej 26 mijë lekësh është 2,860 lekë në muaj.

Me këtë llogaritje, rrjeshimisht më të prekurit prej detyrimit të deklarimit janë individët me paga të ulëta në vend të cilët duhet të paguajnë mesatarisht një pagë më vete për llogari të tatimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco