Retail Park, një model i ri i të bërit biznes i Grupit BALFIN pritet të shtrihet në mbarë vendin

Retail Park, një model i ri i të bërit biznes i Grupit BALFIN pritet të shtrihet në mbarë vendin

16:31, 23/04/2021
A+ Aa A-

Grupi BALFIN do të sjellë së shpejti një investim të ri, që në vetvete është dhe një koncept inovator në të bërin biznes.

I quajtur Retail Park, ky projekt do të përfaqësojë ndërtimin e një godine me funksion tregtar, krahas mjediseve të përbashkëta publike dhe zonave të gjelbëruara.

Korça, qyteti i serenatave dhe kulturës do të jetë ajo që do të ngrejë siparin e këtij modeli biznesi. Pjesë e kësaj qendre tregtare do të jenë 4 brande të njohura për konsumatorin, të cilat janë përzgjedhur me synimin e plotësimit të kërkesave kryesore të përditshmërisë në jetën e konsumatorit me ofrimin e produkteve cilësore në sektorët kryesore si ushqimore, elektronikë, modë, lodra për fëmijë,  arredim i brendshëm etj.

Objekti ofron larminë e zgjedhjes së dyqaneve, njësoj si ne atë të qendrave tregtare, por në  një ndërtesë me strukturë më të konsoliduar, duke lënë në ketë mënyrë më shumë hapësirë të lirë në shërbim të qytetarëve.

Retail Park përfaqëson gjithashtu investimin e parë të këtij lloji në qytetin e Korçës por njëkohësisht edhe në këtë zonë të Shqipërisë, e cila me gjithë traditat dhe mundësitë që ofron, ka vuajtur për një kohë të gjatë  mungesën e investimeve serioze të kësaj  kategorie.  Projekti për më tepër do te zhvillohet  në një zonë ku aktualisht investimet nuk kanë qenë fort të mëdha, me vendndodhje në hyrje të qytetit, pranë terminalit të ri të autobusëve ndër-urbanë. Në këtë mënyrë synohet të hidhen themelet në  ri-kualifikimin e krejt zonës, duke bërë që objekti në fjalë të kthehet në një katalizator të vërtetë zhvillimi për të gjithë Korçën.

Image

Ky investim pritet të përfundojë në fillim të vitit 2022 dhe do të jetë vetëm i pari i këtij lloji, pasi modeli i Retail Park do të shtrihet më pas nga Grupi BALFIN edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, si në Vlorë, Elbasan, Tiranë, e kështu me radhë.

Me përfundimin e projektit dhe bërjen funksionale dhe operative të qendrës, për qytetin e Korçës dhe rrethinat do të krijohen menjëherë 90 vende të reja pune.

I vendosur në një sipërfaqe prej 7124 m², struktura e ndërtimit është me konstruksion dhe materiale të lehta, një gërshetim ideal në respektim të natyrës dhe karakteristikave urbane të qytetit. Risia e saj është që vendos nën të njëjtën strehë, krah njëra tjetrës, marka ndër më të njohurat në vend dhe jashtë tij. Pritet që ajo të ndikojë ndjeshëm dhe pozitivisht në zhvillimin e shpejtë të krejt bizneseve të zonës e në të njëjtën kohë në lehtëssimin dhe permiresimin e jetës se qytetarëve, në ato qytete ku mungojnë qendrat tregtare, në mënyrë që ata të mos jenë gjithnjë të detyruar për të udhëtuar drejt kryeqytetit.

Retail Park do të manaxhohet nga ACREM, kompania që menaxhon edhe dy qendrat më të mëdha tregtare në Shqipëri, TEG dhe QTU.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco