Fatura Elektronike që nga janari: kriteret që duhet të përmbushin bizneset

Fatura Elektronike që nga janari: kriteret që duhet të përmbushin bizneset

06:59, 19/01/2021
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar secila është procedura e lëshimit të faturave elektronike

Të gjithë tatimpaguesit duhet të marrin masat e duhura me qëllim që të përmbushin detyrimet Ligjore, referuar Ligjit Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, njofton Drejtoria e Tatimeve në faqen e saj elektronike.

Që nga data 1 janar 2021, faturat që do të lëshohen për Organet Publike Shtetërore duhet të jenë Fatura Elektronike dhe shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave.

Ndërsa për faturat që do të lëshohen ndërmjet tatimpaguesve, këto fatura duhet që të jenë Fatura Elektronike dhe shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave duke filluar nga data 1 Korrik 2021.

Për të lëshuar Faturë Elektronike kërkohet që tatimpaguesit të përmbushin kërkesat si më poshtë:

Akses në Internet në vendin e lëshimit të faturave elektronike

Pajisja me Certifikatë Elektronike nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Shërbimi: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691

Aksesimi i Platformës Qendrore të Faturave duke përdorur kredencialet tuaja të aksesit nëpërmjet E-Albania, në adresën: https://efiskalizimi-app.tatime.gov.al/self-care

Plotësimi i të dhënave për procesin e fiskalizimit sipas nënpikave:

Përcaktimin e ofruesit të internetit për vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit

Përcaktimin e pronësisë së ambientit dhe sipërfaqes për vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit

Përcaktimin e rregullit të numrit rendor të faturave

Përcaktimin e aktiviteteve të biznesit referuar kodeve NACE Rev. 2

Përcaktimin e orëve të punës për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit

Përcaktimin e koordinatave në hartë për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit

Shtimin e kontakteve për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit

Shtimin e operatorit/ëve që do të lëshojë faturë elektronike

Ngarkimin e Certifikatës Elektronike me qëllim fillimin e procesit të lëshimit të faturave elektronike

Me plotësimin e kërkesave të cituara më lart, ju tashmë mund të lëshoni fatura elektronike nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave për Organet Publike Shtetërore, përundon njoftimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t19/01/2021 08:18

Mund te na sqaroje dikush se ku eshte ndryshimi i ketij sistemi fiskalizimi nga ai qe kishim me kasa?Apo thjesht shtese veshtiresive te kryerjes se aktivitetit dhe rritje e shpenzimeve. Me liber shpie ku ti kesh o ramzi!!

Shto koment

Denonco