Vodafone Albania merr aprovimin për bashkimin ligjor me Abcom

Vodafone Albania merr aprovimin për bashkimin ligjor me Abcom

14:17, 05/01/2021
A+ Aa A-

Që prej fundit të Dhjetorit, autoritetet shqiptare kanë dhënë aprovimin për bashkimin ligjor të Vodafone Albania dhe Abcom.

Ky aprovim, vjen pas blerjes së Abcom nga Vodafone Albania, në Shkurt 2020. Vodafone Albania është tashmë një kompani plotësisht e konvergjuar.

Ky është një lajm shumë i mirë për biznesin dhe tregun shqiptar. Me finalizimin e procesit të bashkimit ligjor të dy kompanive, Vodafone Albania i ofron klientëve shërbime celulare dhe fikse si edhe një gamë të gjerë shërbimesh e produktesh të reja.

Vodafone Albania planifikon të investojë afërsisht 100 milion Euro për përmirësimin e infrastrukturës fikse, me qëllim përmbushjen e nevojave të klientëve në epokën e re ku shërbimi i internetit po zë çdo herë e më shumë një rol tepër të rëndësishëm. 

Bashkimi ligjor i Vodafone Albania dhe Abcom do të zhvillojë më tej tregun e komunikimeve elektronike dhe do të nxisë konkurrencën në tregun fiks, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe eksperiencën e klientit.

Vodafone ka qenë në pararojë të sjelljes së përfitimeve të revolucionit celular dhe dixhital në vend dhe forcë lëvizëse e zhvillimit të industrisë celulare në Shqipëri.

Në vitin 2011, Vodafone ishte i pari që nisi shërbimet 3G, duke prezantuar për herë të parë në Shqipëri internet me shpejtësi të lartë dhe çmime të përballueshme. 4 vjet më vonë, Vodafone solli një tjetër inovacion, rrjetin 4G / 4G + , duke revolucionarizuar përvojën e lundrimit të klientëve në internet dhe duke prezantuar një tjetër nivel të përparuar të shpejtësisë dhe cilësisë.

Kënaqësia e klientit është fokusi kryesor i Vodafone, prandaj, kompania ka investuar më shumë se 1,998 milion € në Shqipëri duke përfshirë këtu investime në infrastrukturë, spektër, tarifa rregullatore, kanale shpërndarjeje, burime njerëzore etj. Në vitin 2019, Vodafone ishte operatori i parë që bleu frekuencat në 800 MHZ për shumën prej 7.4 mln €. Në vitin 2020, Vodafone hyri në tregun fiks duke blerë Abcom në Shkurt 2020.

Për më shumë informacion rreth Vodafone Albania vizitoni  www.vodafone.al

Për më shumë informacion rreth Vodafone Group vizitoni www.vodafone.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dardha05/01/2021 15:05

dardha e ka bishtin prapa. goxha reklam ky. ne sherbim te klienteve. po po, te klienteve te leshit. tani qe do te kete vetem nje operator interneti, pasi te tjerat jane operatore te teper te vegjel e te pallogaritshem, pra tani do jete vetem vodafoni, do ta kete monopol internetin ne shqiperi dhe mire cmimet qe do te shkojne kacafiu, por do te na pergjoje per qejf te vet dhe nuk kemi ku te shkojme te ankohemi se ska tjeter. tani te gjithe jemi ne dore te vodafonit. e ta mendosh se qeveria eshte dore jashte e sdi gje. ha ha ha.

Shto koment

Denonco