‘Vala e dytë e pandemisë do të prekë rëndë ekonominë’/ BQE thirrje liderët evropian

‘Vala e dytë e pandemisë do të prekë rëndë ekonominë’/ BQE thirrje liderët evropian

17:03, 19/11/2020
A+ Aa A-

‘Vala e dytë e koronavirusit do të prekë rëndë ekonominë e eurozonës’, sipas shefes së Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagararde.

Lagararde u bëri thirrje liderëve evropianë t’i japin fund ngërçit të buxhetit dhe të zhbllokojnë ndihmën jetësore për rajonin e goditur rëndë nga koronavirusi.

Buxheti i 7 viteve të ardhshme të BE përfshin një fond rimëkëmbje prej 750 miliardë eurosh për të ndihmuar vendet e prekura më rëndë të përballen me pasojat e pandemisë.

Por, Hungaria dhe Polonia bllokuan miratimin e tij pak ditë më parë,  në shenjë kundërshtie për kushtëzimin e qasjes ndaj fondeve me sundimin e ligjit.

Lagarde kërkoi që paketa të bëhej funksionale sa më shpejt, ndërsa përvijoi parashikime të zymta për panoramën ekonomike të Europës. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco