Shqipëria mes 10 shteteve me internetin më të shpejtë në celular

Shqipëria mes 10 shteteve me internetin më të shpejtë në celular

14:32, 30/10/2020
A+ Aa A-

Shqipëria mes 10 shteteve me internetin më të shpejtë në celular.

Vodafone Albania është renditur në vendin e 8-të në botë, për shpejtësinë e internetit në celular.

Kjo arritje e pozicionon Shqipërinë mes 10 rrjeteve më të shpejtë në të gjithë botën.

Renditja u publikua nga Forbes Middle East, bazuar në rezultatet e testimeve nga Speedtest by Ookla, ku në vend të parë për shpejtësinë e rrjetit celular spikat operatori Etisalat në Emiratet e Bashkuara Arabe, i ndjekur nga SK Telecom në Korenë e Jugut dhe Ooredoo në Katar.

Ky pozicionim është një sukses për tregun e komunikimeve elektronike në Shqipëri, në një kohë kur digjitalizimi dhe zhvillimi i rrjeteve digjitale është prioritet i axhendës së Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Vetëm pak ditë më parë, Shqipëria priti Samitin e tretë të Ballkanit Perëndimor për këtë vit, ku qeveritë e Rajonit, Bashkimit Europian, përfaqësues nga agjencitë e sektorit publik dhe sipërmarrës privatë, shkëmbyen eksperienca dhe morën angazhime, për të çuar përpara digjitalizimin, si faktor kyc i krijimit të një të ardhme të qëndrueshme ekonomike për rajonin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

skenderi30/10/2020 14:45

prandaj jemi aty ku jemi,.............mizerabilitet

Shto koment

Denonco