'ONE të motivon çdo ditë'

'ONE të motivon çdo ditë'

16:12, 27/10/2020
A+ Aa A-

One Telecommunications sjell në treg një standard të ri biznesi, ku vlerësohen abonentët, klientët e ardhshëm, partnerët, dhe mbi të gjitha punonjësit. One u njeh nevojat secilës palë dhe krijon balancë përmes plotësimit të tyre.

Kjo krijon themelin për marrëdhënie të qëndrueshme dhe çon drejt realizimit të objektivave të One për të qenë operatori dhe punëdhënësi i preferuar i shqiptarëve.

Shembujt janë ata që mbështesin këtë synim të One, dhe më poshtë mund të njiheni me njërin prej tyre, Ledjan Vitaj, i cili ka patur një rrugëtim shumë interesant gjatë 9 viteve të karrierës së tij në kompani.

Ledjan, si ka qenë zhvillimi yt në ONE Telecommunications?

Punoj në One Telecommunications që prej vitit 2011, prej të cilave dy vitet e para si Përfaqësues Shitjesh, dhe më pas u promovova si Manaxher Dyqani. Duke shfaqur vazhdimisht impenjim dhe korrektësi në punë, pas një viti e gjysmë m’u besua një tjetër pozicion, si Manaxher Terreni për Shitjet. Gjatë atyre viteve kam punuar me shumë përkushtim, dhe kjo bëri që në muajin Shtator të këtij viti të rritem në detyrë sërish, në pozicionin aktual si Manaxher Rajonal.

Në 9 vite ke patur një ecuri të vazhdueshme në punë, karriera ideale që do të dëshironte kushdo në vendin tënd. Çfarë të pëlqen më shumë nga puna që bën?

Më pëlqen shumë puna në përgjithësi, dhe puna ime në veçanti. Nga puna ime më pëlqen dinamika, variacioni që ka çdo ditë, dhe ndërveprimi me njerëzit. Gjithashtu, më pëlqen puna në grup, dhe të qenurit pjesë e një grupi të madh në një kompani si One, të motivon çdo ditë. 

Si është rutina e një menaxheri rajonal?

Rutina e një menaxheri rajonal nuk krijon asnjëherë monotoni! Java nis me mbledhjet e zakonshme në të cilat diskutohen performancat e shitjes, problematikat, dhe vendosen objektivat për javën në vazhdim. Përpilohen raportet sipas kërkesave të kompanisë. Më pas, vijohet me punën në terren e cila konsiston kryesisht me vizitat në terren, ku evidentohen dhe zgjidhen problematikat e ndryshme që kanë dyqanet dhe agjentët e shitjeve. Objektivi ynë kryesor është zgjidhja në kohë e të gjitha problemeve, me qëllim që të mos ketë asnjë impakt tek klienti.

Çfarë mendon se e bën shumë të mirë një person në një pozicion si ky që mban ti?

Në një pozicion të tillë si Menaxher Rajonal, ku duhet të bësh monitorimin e ecurisë së dyqaneve, duhet të jesh i orientuar drejt rezultateve, të kesh iniciativë, dëshirë për të punuar në grup por edhe në mënyrë të pavarur. Të kesh aftësi të ndihmosh, të motivosh, dhe të orientosh pjesën tjetër të grupit për të arritur objektivat. Në një pozicion si ky duhet të argumentosh bindshëm, por edhe të dëgjosh me vëmendje!

A ka ONE ndonjë politikë të veçantë për menaxhimin e partnerëve?

Në One, politika kryesore që ndiqet për menaxhimin e partnerëve në dyqane është aplikimi i integritetit dhe transparencës. Pra, ne jemi të drejtë dhe të sinqertë me të gjithë. Qëllimi ynë është shpërblimi në bazë performance, duke i siguruar kushte optimale dhe mundësi të barabarta për të arritur objektivat.

Ecuria jote në ONE ka qenë graduale dhe e vazhdueshme. Mendon se këto vite investimi nga vetja të janë shpërblyer?

Këto 9 vite në këtë kompani kanë qenë një investim i madh për karrierën time, dhe mund të them me bindje se më janë shpërblyer. Përvoja që kam fituar në One ka qenë mjaft frytdhënëse sepse kam zhvilluar potencialin tim, dhe jam rritur profesionalisht. Fundja, kjo është ajo që kërkon çdokush kur dëshiron të ketë një karrierë të mirë, apo jo?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Asqeri Resmije Hasa30/10/2020 07:30

SUKSESE

Topi27/10/2020 19:26

Me nje fjale one eshte nje top i madh, linjat per ibret jalem sa lagen telat bie one- ja juaj .

Shto koment

Denonco