Familjes se rrjetit Big Market i shtohet një supermarket i ri

Familjes se rrjetit Big Market i shtohet një supermarket i ri

12:57, 17/07/2020
A+ Aa A-

Nga 17 korriku, familjes se rrjetit ‘Big Market’ i shtohet një supermarket i ri në rrugën Don Bosko, pranë Gjykatës Administrative në Tiranë.

I organizuar në dy kate, me një sipërfaqe optimale dhe arredim bashkohor, Big Marketi më i ri i përshtatet më së miri kërkesave dhe pritshmërive të konsumatorëve.

Shumëllojshmëri produktesh nga linja italiane ekskluzive ne Big Market, fruta perime, detergjentë, enë kuzhine dhe tekstile.

Klientët e parë ndanë me ne pritshmëritë dhe vlerësimin për Big Market.

‘Jemi shumë të kënaqur me ofertat e Big Market. Çmimet janë ekonomike, kemi siguri dhe besim tek shërbimi.’- u shpreh një klient.

Cilësia e lartë e produkteve mban vulat e autoriteteve europiane dhe vendase, ndërkohë për besimin e klientëve kujdeset stafi i Big Market.

Rrjeti i supermarketeve shqiptare po ecën me hapa të sigurtë për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve dhe premtimin ‘Di Çfarë Zgjedh’!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco