Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Njoftim nga Vodafone Albania: Mos bini pre e këtij lajmi të rremë

Njoftim nga Vodafone Albania: Mos bini pre e këtij lajmi të rremë

13:43, 16/07/2020
A+ Aa A-

Kompania Vodafonë Albania ka mohuar lajmet në disa media se është tërhequr nga tregu shqiptar, duke shitur degën në Shqipëri.

Njoftim zyrtar nga Vodafone Albania:

Vodafone u njoftua sot mbi  disa spekulime që  po qarkullojnë  në  tregun Shqiptar, mbi mundësinë  e tërheqjes së  kompanisë Vodafone nga Shqipëria.

Vodafone mohon kategorikisht këtë  lajm.

Vodafone është një prej investitorëve të huaj më  të  mëdhenj dhe të qëndrueshëm në  vend. Së fundmi, kompania ka zgjeruar aktivitetin e saj me blerjen e operatorit fiks Abcom dhe  aktualisht po nis një plan investimi në  infrastrukturën e rrjetit, me vlerë 500 milion Euro,  investim ky që  do të ndryshojë  rrënjësisht cilësinë e shërbimeve fikse dhe TV për klientët shqiptarë.

Vodafone konfirmon angazhimin e saj në  tregun shqiptar, si një  prej tregjeve kyçe të  Vodafone në  Europë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco