Bilanci i mbylljes nga COVID-19: Miliarda dollarë humbje dhe 70 mijë të papunë të rinj

Bilanci i mbylljes nga COVID-19: Miliarda dollarë humbje dhe 70 mijë të papunë të rinj

10:15, 28/05/2020

Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit kanë goditur rëndë ekonominë e vendit.

Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku në një lidhje direkte për emisionin “7pa5” në “Vizion Plus” deklaroi se efektet dhe dëmet në ekonomi dy javët e fundit të muajit mars dhe prill llogaritet mbi 2 miliardë dollarë.

Duke qenë se çdo kufizim prodhon një faturë financiare, Buxhuku tha se të gjitha bizneset janë goditur rëndë nga pandemia. Sipas tij, Shqipëria duhet të ndiqte shembullin e disa vendeve të rajonit.

“Masat tona shtrënguese ishin jashtëzakonisht jo në përpjestim me shkallën e rrezikut që ishte e ulët. Çdo kufizim i aktivitetit të biznesit përkthehet në në faturë financiare. E përllogaritur vetëm për dy javët e fundit të muajit mars dhe prill kalon në ekonomi formale 1. 2 miliardë dollarë dhe në ekonomi rele, ku futet dhe pjesa informale, mbi 2 miliardë dollar që do paguhen nesër nga qytetarë shqiptarë. Vendet e rajonit kishin masa shumë të lehta dhe patën rezultatet shëndetësore shume herë më të mira. Duhet të ndiqnim shembullin e tyre, por zgjodhëm një mënyrë tjetër, masa të paarsyeshme dhe jo profesionale që rënduan dhe prodhuan një faturë financiare që për 6 javë ka kaluar 2 miliardë dollarshin, pa llogaritur këtu edhe muajin maj që janë humbje dhe i shtohen faturës së parë. Faturës 2 miliardë do t’i shtohet edhe qindra milionë të tjerë që janë prodhuar gjatë muajit maj”, deklaroi ai.

Mes të tjerash, Buxhuku shtoi se kriza nga koronavirusi ka shkaktuar në tregun formal rreth 70 mijë të papunë.

“Çdo kufizim prodhon një faturë financiare dhe të gjitha bizneset janë prekur nga fakti që nuk kanë qenë të lirshme për t’u ushtruar në kohë të plotë në shtrirje gjeografike të vendit punën e tyre.  Ka pasur një kategori biznesesh që kanë punuar normalisht, por kategoria më dërrmuese është e prekur mjaft rëndë. Pasojat kanë filluar që tani. Sipas shifrave zyrtare, llogariten rreth 65 mijë-70 mijë të papunë të rinj që i janë shtuar armatës së papunëve në Shqipëri. Po flasim për tregun formal, imagjino ç’ndodh me tregun informal që është pothuajsve aq i madh sa tregu formal. Kemi një numër të madh punonjësish që goditen në mënyrë të drejtpërdrejtë”, tha kreu i Konfindustrisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco