Pakësohen bagëtitë dhe qumështi, shtohet prodhimi i vezëve dhe i mjaltit

Pakësohen bagëtitë dhe qumështi, shtohet prodhimi i vezëve dhe i mjaltit

07:03, 26/05/2020
A+ Aa A-

Pa një strategji të qartë zhvillimi, pa subvencione dhe ekspozuar nga ndryshimet klimatike, sektori i bujqësisë në Shqipëri po pëson luhatje në sasitë e prodhimit nga viti në vit.

Të dhënat e para mbi rezultatet e prodhimit në bujqësi për vitin 2019 tregojnë për rritje në prodhimin e perimeve dhe zarzavateve dhe rënie në prodhimin e drithërave.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, gjatë vitit 2019 vihet re një tendencë në rritje e prodhimit bujqësor. Prodhimi i perimeve në 2019, në krahasim me 2018, është rritur me 7,9%. Rritje ka gjithashtu prodhimi i fasules dhe patates me respektivisht 1,0% dhe 2,4% për vitin 2019, krahasuar me vitin 2018. Nga ana tjetër, prodhimi i drithërave ka rënë me 1,8% në vitin 2019, krahasuar me vitin 2018. Gjithashtu, një rritje vihet re në prodhimin e bimëve aromatike, mjekësore dhe erëzave të gatimit me 3,1%, krahasuar me një vit më parë.

    Prodhimi i bimëve aromatike, mjekësore dhe erëzave të gatimit në vitin 2019 arrin në 12.922 tonë. Një rritje e ndjeshme vihet re në prodhimin e luleshtrydhes me 20,0% në vitin 2019, në krahasim me 2018.

    Prodhimi i drufrutorëve ka njohur rritje nga viti në vit. Prodhimi i agrumeve në 2019 është rritur 3,0%, krahasuar me vitin 2018, rrushi me 2,7%, ndërsa prodhimi i ullirit ka pësuar rënie respektivisht me 16,4% dhe pemëve frutore 0,6%, krahasuar me një vit më parë.

    Bie numri i bagëtive, pakësohet qumështi, rritet prodhimi i vezëve dhe mjaltit

    Gjatë vitit 2019 vihet re një tendencë në rënie e numrit të krerëve të blegtorisë. Krahasuar me një vit më parë, rënie ka pësuar numri i gjedhëve me rreth 11,07%, numri i të leshtave me 5,66% dhe numri i të dhirtave me 5,92%. Ndërkohë rritje ka shënuar numri i dosave me 11,74% dhe numri i bletëve me rreth 1,01% krahasuar me vitin 2018.

    Në vitin 2019, krahasuar me vitin 2018, rritje ka shënuar prodhimi i mjaltit me 4.56% dhe prodhimi i vezëve me 4,47%, ndërsa prodhimi i mishit peshë e gjallë ka shënuar rënie me rreth 2,77%.

    Prodhimi i qumështit ka pësuar rënie me 2,81% krahasuar me vitin 2018 dhe ndërkohë struktura e prodhimit të qumështit është: qumësht lope 85,1%, qumësht dele 7,3%, qumësht dhie 7,6%.

    Përmirësohet peshkimi

    Në vitin 2019, zënia e peshkut nga të gjitha kategoritë ujore, ka qenë 15.011 tonë nga 14.875 tonë që ishte në vitin 2018, duke shënuar një rritje në terma vjetorë me rreth 1,0%. Akuakultura ka shënuar rritje me ritme të shpejta si një sektor me perspektivë.

    Gjatë vitit 2019 u kultivuan në rezervate dhe vaska të ndryshme të specializuara rreth 5.229 tonë peshk, ose rreth 2,0% më shumë se viti 2018. Struktura e zënieve sipas kategorisë ujore, për vitin 2019 përcakton peshkimin “Detar” si kategorinë me prodhimin më të lartë për sektorin, me 36,6%, ndaj prodhimit gjithsej, ndjekur nga “Akuakultura” me 34,8% si dhe Ujërat e brendshme me 18,5%, ndaj totalit./MONITOR

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Tags

    Komentet

    tirana26/05/2020 15:39

    Pas vitit 2017 nga te dhenat e INSTAT ne sektorin e Bujqesise renia e numrit te krereve te blegtorise sidomos e gjedhit dhe te te imtave tashme perben nje dukuri progresive nga viti ne vit . Kesisoj numri i gjedheve eshte pakesuar me 60.000 krere , nderkohe qe ai i lopeve te qumeshtit me 33.000 krere , po afrohet me numrin e lopeve te vitit 1990 ... ???!!! Kjo eshte e barabarte me nje renie te prodhimit vendas te qumeshtit me 90.000 - 100.000 ton qumesht te fresket dhe atij te mishit te viçit me rreth 4000 ton , i cili tashme nuk i mungon vetem popullsise rurale , por edhe industrise se turizmit dhe asaj ushqimore . Po keshtu eshte pakesuar edhe numri i bagetive te imta me rreth 237.000 krere , nderkohe qe numri i pllejave ( dele e dhi ) me renie prej 214.000 kreresh , e barabarte me rreth 14 - 15.000 ton qumesht dele e dhie , aq i kerkuar nga te gjithe prodhuesit e industrise se djathit cilesor dhe turizmi vendas ...???!!! Nuk po diskutojme ketu renien e prodhimit te mishit ne vend , sidomos atij te qingjit e kecit , ku tregut vendas dhe turizmit malor tani e mbrapa do i mungojne rreth 200.000 krere qingja e keca te cilesise me te larte , me nje prodhim mishi prej rreth 3000 ton ne vit .Kjo per faktin se keto krere jane pakesuar kryesisht ne zonat malore te vendit si pasoje e emigrimit masiv te krahut te ri te punes nga keto zona rurale si pasoje e varferise progresive ne rritje .... Nuk duhet harruar se gjedhi dhe te imtat ne shkalle kombetare ne bilancin e te ardhurave gjithsej te blegtorise , sigurojne rreth 80 % te tyre . E gjithe kjo renie , e cila duket se do te vazhdoje edhe ne te ardhmen , ka ardhur si pasoje e politikave aspak stimuluese gjate viteve te fundit te ministrise se bujqesise ndaj fermereve te gjedhit dhe bagetive te imta , te cilat historikisht gjate shekujve kane qene shtylla e blegtorise shqiptare . Nderkohe qe per mendimin tim rritja e prodhimit te vezeve dhe te mjaltit nuk eshte ndonje risi dhe sukses i madh per tu mburrur , sidomos ne te ushqyerit e popullsise vendase dhe peshen specifike te prodhimit vendas per export . Eshte e çuditeshme se ne skemat e subvencioneve ne blegtori per vitin 2020 , shikon se eshte perfshire bleta - prodhimi i mjaltit , i cili se bashku me prodhimin e vezeve ne strukturen e prodhimit blegtoral ne shkalle vendi , nuk perbejne me shume se 3-4 % te te ardhurave gjithsej ...???!!!

    Shto koment

    Denonco