Fiskalizimi, sistem i ri regjistrimi për bizneset dhe asetet

Fiskalizimi, sistem i ri regjistrimi për bizneset dhe asetet

07:10, 14/05/2020
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) planifikon se me zbatimin e projektit të fiskalizimit do të ketë risi në të dhënat tatimore dhe regjistrave tatimorë.

Në planin e punës për vitin 2020 në lidhje me zbatimin e fiskalizimit, DPT planifikon ngritjen e një sistemi të Faturave elektronike për çdo transaksion jo- duke përfshirë një Portal të ri Kombëtar në ëebsite për shkëmbimin e faturave elektronike.

Gjithashtu do të ngrihet edhe një sistem i ri i regjistrimit të tatimpagueseve dhe regjistrimit të aseteve të tatimpaguesit. Në planin e punës për 2020 tatimet shpjegojnë se risitë teknike të fiskalizimit janë:

-Një sistem për ndjekjen e të gjitha transaksioneve në kohë reale – në momentin e lëshimit të faturës për transaksionet cash (B2C) dhe ato pa para në dorë (B2B, B2G);

– Një sistem për monitorimin e pagesave jo cash (nga një llogari bankare në tjetrën dhe pagesa opsionale duke përdorur para dixhitale etj.), me qëllim gjurmimin e rrjedhës së parave dhe zbulimin më të mirë të aktiviteteve mashtruese, marrëveshjeve jo të vërteta ose transaksioneve fiktive;

-Një sistem të Faturave elektronike për çdo transaksion jo-cash të B2B dhe B2G, duke përfshirë një Portal të ri Kombëtar në ëebsite për Shkëmbimin e faturave elektronike;

-Një sistem i ri i regjistrimit të tatimpagueseve dhe regjistrimit të aseteve të tatimpaguesit;

– eAudit, ose kontrolli tatimor online i transaksioneve me para në dorë duke përfshirë edhe GeoTax;

– Procedura e re e kontrollit tatimor për monitortimin e transaksioneve me dhe pa para në dorë;

– Sistemi i ri i menaxhimit të riskut (RMS) për tatimpaguesit e nënsistemit të pagesave me para në dorë. Administrata Tatimore do të ketë informacion në kohë reale mbi:

-Të gjitha transaksionet e kryera;

– Të gjitha faturat e lëshuara;

– Shumën e përgjithshme të të ardhurave të të gjithë tatimpaguesve, në të gjithë sektorët, ose vetëm në një sektor, ose vetëm nga një tatimpagues.

Sipas DPT-së, projekti i fiskalizimit adreson dy sfidat kryesore të çdo Administrate Tatimore:

1-Monitorimi i kontrollit të parave në dorë (cash) – kryesisht i pranishëm në transaksione të bazuara në para (B2C), zbatimi i lidhjes në kohë reale në internet të të gjitha makinave POS për të siguruar që çdo transaksion të raportohet në mënyrë qendrore, me aftësinë e verifikimit të pavarur.

2- Rritjen fiktive të TVSH-së së zbritshme, projekti e-Invoice, kryesisht i pranishëm në transaksionet (B2B), për shkak se fiskalizimi bën raportim i detyrueshëm te të gjitha faturave të lëshuara përmes sistemit qendror që siguron konfirmimin e të gjitha transaksioneve nga shitësi dhe klienti./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco