Monedhat prej argjendi të Shqipërisë në nder të Evropës

Monedhat prej argjendi të Shqipërisë në nder të Evropës

10:40, 09/05/2020
A+ Aa A-

Dita e Evropës, e mbajtur çdo vit më 9 maj, është caktuar nga Bashkimi Evropian për të festuar paqen, prosperitetin dhe unitetin e arritur brenda Evropës.

Në vitin 2001, për të nderuar përpjekjet dhe aspiratat e vendit tonë në rrugën drejt familjes së përbashkët evropiane, Banka e Shqipërisë ka prodhuar 2 monedha numizmatike prej argjendi, me temën “Integrimi i Shqipërisë në Europë”.

    Data shënon përvjetorin e deklaratës historike të Schuman-it. Në vitin 1950, në një fjalim të mbajtur në Paris, Robert Schuman, Ministri i Jashtëm francez, shpalosi idenë e tij për një formë të re bashkëpunimi politik në Evropë, e cila do të shmangte luftën mes kombeve të saj. Vizioni i tij ishte krijimi i një institucioni evropian që do të bashkonte dhe menaxhonte prodhimin e qymyrit dhe çelikut.

    Traktati që krijoi një organizëm të tillë (Komunitetin Evropian të Qymyrit dhe Çelikut) u nënshkrua vetëm një vit më vonë, më 18 prill 1951, në Paris. Propozimi i Schuman-it konsiderohet të jetë gjeneza e atij që ne sot e njohim si Bashkimi Evropian.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco