Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kokainë në karantinë me korrier, kapet shqiptari dhe ...

Kokainë në karantinë me korrier, kapet shqiptari dhe ...

14:10, 27/04/2020
A+ Aa A-

Policia e Milanos ka nisur hetimet në gjendje të lirë për një shtetas shqiptar, i akuzuar për zotërim dhe shpërndarje droge.

Shqiptari 31-vjeçar shfrytëzonte dhomën e një moteli si dhe një korrier që nuk kishte dijeni për shërbimin e paligjshëm që kryente.

Policët gjurmuan korrierin, i cili tërhoqi nga komuna e Baranzates një pako postare të destinuar për 31-vjeçarin shqiptar. Brenda pakos, përveç ushqimeve e sendeve personale, u gjetën dy paketa me peshë totale 1.2 gramë kokainë.

Kontrolli i dhomës së motelit nuk solli rezultat, ndërsa kontrolli i banesës së shqiptarit, në Baranzate, zbuloi 2.4 gramë kokainë, 8350 euro, një peshore precizioni, një pistoletë për të trembur qentë por pa tapë të kuqe në grykë, si dhe një bllok shënimesh me emra e shifra.

31-vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco