OSHEE: Si do të bëhen faturat e energjisë në kushtet e kufizimeve

OSHEE: Si do të bëhen faturat e energjisë në kushtet e kufizimeve

14:22, 31/03/2020
A+ Aa A-
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi se si do të kryhet leximi i konsumit tëenergjisë elektrike në zbatim të Aktit Normativ të qeverisë për marrjen e masave të veçanta gjatëkohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Sipas OSHEE, në kushtet kur masat e marra nga qeveria kanë kufizuar edhe mundësinë e lëvizjes normale për punonjësit e OSHEE, kompania i është drejtuar Entit Rregullator të Energjisë i cili ka miratuar edhe vendimin përkatës mbi të cilin do të kryhet procedura e leximit dhe faturimit në këtë periudhë.

Sipas një praktike të njohur e të zbatuar në shumë vende të tjera, OSHEE do të aplikojë vlerat referencë të konsumit për ato raste kur do ta ketë të pamundur leximin fizik të matësit.

Rreth 70% të abonentëve familjarë do t'u lexohet matësi nga ekipet tona në terren.

Për 30% të abonentëve të tjerë për të cilët ky proces do të jetë i pamundur, do të aplikohet vendimi i ERE, nr. 58, dt.26.03.2020 për faturimin me vlerë reference.

Vlera e referencës është sasia e energjisë së konsumuar nga abonenti për të njëjtin muaj të një viti më parë, pra Mars 2019. Për këto raste, sqarojmë se në leximin e muajit pasaardhës do të bëhet balancimi, pra sistemimi i faturës. Ky proces do të kryhet automatikisht nga vet OSHEE, pa patur nevojë për njëkërkesë/ankesë nga abonentët.

Për subjektin jo familjar OSHEE siguron lexim dhe verifikim të matësit për afro 90% të abonentëve. Për pjesën e mbetur do të aplikohet sërish vendimi i ERE-s për vlerë reference.

Referuar kategorisë njësi shërbimi (si bare, restorante, noteri, etj.), të cilat rezultojnë të mbyllura në zbatim të Aktit Normativ dhe ku nuk është e mundur aksesimi i sistemit të matjes, OSHEE do të aplikojë vlerë referencë zëvendësuese vetëm për ditët qëkanë patur aktivitet, pra kanë qënë hapur.

Në muajin pasardhës, OSHEE do të mund të kryejë leximin faktik të matësit për këta abonentë dhe do të kryejë sistemimin e faturimit. Në çdo rast, abonenti do të paguajë vetëm për energjinë e cila është konsumuar prej tij dhe që është e reflektuar në matës.

Bazuar edhe në praktikat ndërkombëtare të cilat e zbatojnë gjërësisht faturimin me vlera reference mbi muaj me karakteristika dhe konsum të njëjtë, OSHEE garanton se do të kryejë leximin e konsumit me cilësi dhe standard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco