Pse u ndalua ‘Fly Ernest’, kompania e dytë më e madhe në Shqipëri?

Pse u ndalua ‘Fly Ernest’, kompania e dytë më e madhe në Shqipëri?

09:51, 30/12/2019
A+ Aa A-

Autoriteti i Aviacionit Civil Italian vendosi të dielën të pezullojë aktivitetin e kompanisë ajrore ‘Ernest Airlines’.

Me një deklaratë të pazakontë në ditë pushimi, AACI tha se kompania e themeluar në vitin 2015, me qendër në Milano, do ndalojë fluturimet nga 13 janari i vitit që vjen.

Vendimi i ndalon kompanisë që të shesë bileta, një vendim që ka nisur të zbatohet, shkruan gazeta Corriere della Sera.

Kompania shpreson që të revokojë pezullimin e vendimit.

Por përse u bllokua kjo linjë ajrore?

Fillimisht u tha se shkak u bënë vonesat e fluturimeve. Por Corriere shkruan se kompania është në vështirësi financiare. Për disa muaj, kompania ka shtyrë edhe pagesat e punonjësve.

Ernest Airlines është kompania e gjashtë e fluturimeve në Itali për nga madhësia. Ajo ka katër avionë Airbus. Edhe pse është italiane, kompania në fakt ka lindur falë financimeve të Markus Persson, suedezi që u bë miliarder nga shitja e lojës ‘Minecraft’ në vitin 2014 për 2.5 miliardë dollarë.

Corriere shkruan se Ernest Airlines është kompania e dytë më e madhe në aeroportin e vetëm të Shqipërisë. Ajo ka transportuar 42.855 pasagjerë në tetor, 41 përqind më shumë se një vit më parë.

Në total janë gjashtë kompani ajrore që fluturojnë nga Shqipëria drejt Italisë, duke shtuar së fundmi edhe EasyJet dhe AirAlbania. Corriere shkruan se kjo është shumë për ata që studiojnë fluksin e fluturimeve mes dy vendeve.

Megjithatë, shqiptarët vazhdojnë të ankohen se çmimet e biletave janë tepër të larta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco