Fermerët në Roskovec drejt falimentimit/ Një 'urim' për Ramën: Të na rrosh dhe të na...

Fermerët në Roskovec drejt falimentimit/ Një 'urim' për Ramën: Të na rrosh dhe të na...

20:05, 26/09/2019
A+ Aa A-

Dhjetëra fermerë të zonës së Suk1 dhe Suk2 në bashkinë Roskovec po ndeshen çdo ditë e më tepër me dukurinë e mungesës së tregut duke bërë që të gjitha prodhimet e tyre të përfundojnë në kanale.

Sipas tyre, bashkia në Roskovec nuk ka krijuar kushte, nuk u ka bërë treg apo politika ndihmëse që prodhimi të të magazinohet e jo të përfundojë tek shitja me çmim qesharak 20 lekë kilogrami i domates, dhe 8 lekë kilogrami i shalqirit,

“Më mirë në kanal se sa të tallen me djersën tonë”, shprehen fermerët e zonës.

Disa prej tyre teksa filmuan prodhimet e tyre u shprehën: “Të na rrojë Rama dhe na lëntë pas”.

Premtimet për fermerët duhen vetëm për fushata elektorale. Me përfundimin e tyre askush nuk kujtohet më për fshatin. /Syri.net

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco