BE do thjeshtojë rregullat fiskale mbi borxhin dhe shpenzimet qeveritare

BE do thjeshtojë rregullat fiskale mbi borxhin dhe shpenzimet qeveritare

17:53, 14/09/2019
A+ Aa A-

Ministrat e financave të Bashkimit Evropian mbështetën të shtunën, një thjeshtësim të rregullave fiskale të BE, për t'i bërë ato më transparente dhe të parashikueshme, por nevojitet më shumë punë para se të bien dakord për çdo ndryshim, tha një zyrtar i lartë i Komisionit Evropian.

Nënkryetari i Komisionit Valdis Dombrovskis, tha pas një takimi të ministrave se ata pranuan gjerësisht një ide të paraqitur nga Bordi i Pavarur Fiskal Evropian (EFB), për të përqendruar rregullat në borxhin dhe shpenzimet qeveritare, raporton Reuters.

"Ishte sigurisht një mundësi për të eksploruar dhe ka pasur pranim relativisht të mirë të këtij opsioni," tha Dombrovskis në një konferencë shtypi pas bisedimeve informale në Helsinki.

"Shumë vende anëtare folën në favor të thjeshtimit të rregullave për të rritur transparencën dhe parashikueshmërinë," tha ai.

Përqendrimi në borxhin publik dhe shpenzimet e qeverisë do të vinte në qendër të vëmendjes parametrat lehtësisht të vëzhguar mbi të cilët ministrat e financave kanë kontroll.

Fokusi i rregullave tani është në deficitin strukturor, një parametër i llogaritur artificialisht që shpesh rishikohet dhe mbi të cilin ministrat nuk kanë asnjë ndikim.

Dombrovskis tha se Komisioni, kujdestari i ligjeve të BE-së, do të duhej t'i drejtohej një rishikimi të rregullave të BE-së me kujdes për të shmangur një situatë kur ligjet hapen për rishikim, por nuk mund të mbyllen përsëri për mungesë të marrëveshjes për formën e tyre të re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco