TARIFAT E REJA/ Ja sa do të paguani në 'Rrugën e Kombit' prej 1 Shtatorit

TARIFAT E REJA/ Ja sa do të paguani në 'Rrugën e Kombit' prej 1 Shtatorit

22:24, 28/08/2019
A+ Aa A-

Prej 1 shtatorit bizneset në Shqipëri e Kosova do tu rëndojë më shumë pagesa e tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit.

Kompania koncesionare pritet të  vendosë montimin e peshoreve për kamionët. Peshoret do të shërbejnë për monitorimin e automjeteve të rënda dhe për diferencimin e tarifës që shkon nga 16 euro deri në 23 euro për kamionët e rëndë, raporton Ora News.

Kjo masë sipas argumentit të kompanisë ka ardhur me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe qëllimi është mbrojtja e elementëve rrugorë shtresat e rrugës nga dëmtimet e mundshme që vijnë si pasojë qarkullimit të mjeteve të rënda.

Tarifa e vendosur në rrugën e Kombit është kthyer në një pengesë serioze për bizneset të cila i kanë bërë thirrje qeverisë që të gjejë një zgjidhje.

Të dhënat zyrtare të Instat tregojnë se eksportet kanë rënë me 2.6% dhe ndikimin kryesor e ka dhënë ulja e eksporteve të materialeve të ndërtimit drejt Kosovës.

Ndërkohë zyrtarë kosovarë i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që të diskutojnë për gjetjen e një zgjidhje. Taksa në Rrugën e Kombit u vendos vitin e kaluar dhe u prit me protesta si nga banorët ashtu edhe nga bizneset.

Automjetet e vogla që kalojnë në rrugën e Kombit janë të detyruara që të paguajnë 5 euro me TVSH, autobusët 11 euro, kamionët e mesëm 16 euro dhe kamionët e mëdhenj 23 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco