Qeveria jep me qira pikën turistike të Drilonit/ Shuma është qesharake

Qeveria jep me qira pikën turistike të Drilonit/ Shuma është qesharake

22:35, 26/08/2019

Albturist ka hapur garën për dhënien me qira të Drilonit, pikës turistike në Tushemisht të Pogradecit.

Lajmi u bë i ditur në buletinin e prokurimeve publike ku është njoftuar hapja e ankandit për dhënien me qira të “Drilon 2” me sipërfaqe të përgjithshme 2500 m² , nga të cilat 605 m² nën objekt dhe 1895 m² sipërfaqe funksionale, në administrim të shoqërisë “Albturist T.O” sha, në Tushemisht, Pogradec.

Sipas njoftimit në APP, dhënia me qira e pasurisë bëhet me qëllim përdorim të saj për ushtrimin e aktiviteteve ekonomike, të cilat gjenerojnë të ardhura për shoqërinë dhe nxisin rritjen e punësimit dhe investimit.

Vlera dysheme për detyrimin e qirasë, për fillimin e konkurrimit, është172 600 (njëqind e shtatëdhjetë e dymijë e gjashtëqind) lekë në muaj.
Konkurrimi do të zhvillohet më datën 9 shtator, në orën 10:00, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe afati i dhënies me qira të kësaj pasurie është 10 (dhjetë) vjet.

Vlerësimi i ofertave të konkurrentëve do të bëhet me pikët si vijon:

Investimi – 40 pikë

Punësimi – 30 pikë

Tarifa mujore e qirasë – 30 pikë7

Shoqëria “Albturist T.O” sha, në cilësinë e njësisë administruese të pronës, ka vendosur kritere shtesë të tilla që objekti mund të jepet me qira vetëm duke ruajtur destinacionin e tij fillestar, që është ushtrimi i veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit turistik.

Në ngarkim të “Qiramarrësit” janë të gjitha tatimet dhe detyrimet që rëndojnë, mbi pronën e dhënë me qira sipas legjislacionit në fuqi. Ndërsa qiramarrësi duhet të ushtrojë aktivitetin në përputhje me detyrimet ligjore që rrjedhin, nga legjislacioni shqiptar për mjedisin dhe konventat ndërkombëtare për mjedisin në të cilat aderon Republika e Shqipërisë.

Lidhur me këtë pikë, subjekti në varësi të aktivitetit që do të ushtrojë të paraqesë një studim mbi ndikimin mjedisor të investimit të miratuar nga eksperti i fushës. /Monitor

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco