Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

'Pa ujë, pa drita, pa rrugë'/ Drejtuesi i Konfindustrisë: S'mund të jemi konkurrentë me të tjerët në turizëm

'Pa ujë, pa drita, pa rrugë'/ Drejtuesi i Konfindustrisë: S'mund të jemi konkurrentë me të tjerët në turizëm

21:43, 13/08/2019
A+ Aa A-

Drejtuesi i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, i ftuar në Ora News, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet turizmi shqiptar.

Sipas tij, problem kryesor mbetet infrastruktura.

"Duhet të jemi modest në pretendimet tona kur vjen fjala për turizmin sepse ne kështu jemi mësuar, kalojmë nga një ekstrem në ekstremin tjetër. Shqipëria ka potencial turistik, por nuk mund të themi se kemi potencial turistik të jashtëzakonshëm, me të cilin ne mund të jemi konkurrentë më afatgjatë me vendet që na rrethojnë të cilat kanë investuar shumë. Kanë një bazë infrastrukturore, kanë një krah pune të kualifikuar, një traditë në atë punë, kanë edhe mundësi gjeografike dhe natyrore më të mëdha sepse kuptohet që kapacitetet turistike të Shqipërisë pavarësisht se ekzistojnë nuk mund të jenë të pamasa", është shpehur ai..

Buxhuku shtoi më tej se, turizmi është një nga industritë më të vështira për t’u menaxhuar, ndonëse duket e thjeshtë.

"Por fakt është që ne, edhe industria e turizmit nuk është kaq e thjeshtë për t'u bërë. Përkundrazi është një nga industritë më të vështira për t'u bërë, sepse ka të bëjë me dhënien e shërbimeve për njerëzit. Dhe ne kemi problematika nga të gjitha llojet. Ne ende infrastrukturën e kemi të vështirë. E dinë të gjithë se me çfarë çmimesh janë avionët që zbresin në Shqipëri. Ne kemi problematika me ujin, me rrugët, me energjinë elektrike, me përpunimin e mbeturinave. Kemi një problematikë që edhe në fushën e turizmit nuk mund të bëjë veçanti nga ajo çka ndodh në të gjithë sistemin e ekonomisë së vendit. Pavarësisht përpjekjeve që janë bërë, mbase edhe kjo kërkon kohën e vet që të maturohet, por fakt është që ne nuk mund të pretendojmë të jemi konkurrentë të vërtet me vende e tjera edhe në fushën e turizmit", deklaroi drejtuesi i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco