30 shtatori afati i fundit për dorëzim të bilanceve, 5 mijë biznese rrezikojnë gjobë

30 shtatori afati i fundit për dorëzim të bilanceve, 5 mijë biznese rrezikojnë gjobë

16:48, 01/08/2019
A+ Aa A-

Nuk do të gjobiten, subjektet që kanë aplikuar në e-Albania dhe qënuk kanë mundur të dorëzojnë bilancet e tyre brenda afatit. Qendra Kombëtare e Biznesit ka sqaruar se gjobë deri në 15 mijë lekë rrezikojnë ato biznese që nuk kanë nisur procedurën dhe nuk kanë as numër aplikimi. Sipas të dhënave, deri në mesnatën e 31 korrikut rezulton se kanë dorëzuar bilancet rreth 70 % e bizneseve.

Rreth 5 mijë subjekte rrezikojnë të gjobiten nga administrata tatimore pasi nuk kanë nisur procedurën e dorëzimit të bilanceve para datës 31 korrik.

Për shkak të  aplikimit për herë të parë të ngarkimit të pasqyrave financiare në e-Albania, një numër i madh i subjekteve kanë hasur probleme, ndaj dhe afati u shty për një muaj.

Flogers Broqi, drejtori juridik pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, sqaroi se subjektet të cilat kanë aplikuar online nëpërmjet portalit e-Albania deri në datë 31.07.2019 ora 00:00 dhe janë pajisur me një numër aplikimi CN, por për shkak të mbingarkesës së madhe të aplikimeve në të njëjtën kohë është bërë e pamundur plotësimi dhe dërgimi në mënyrën e duhur të pasqyrave financiare nuk do të aplikohet kundravajtje administrative.

Ai vazhdoi sqarimin ku në total janë 19 250 aplikime në këtë sistem deri në orën 00:00 të datës 31 korrik 2019 nga të cilat 7139 aplikime për dorëzimin e pasqyrave financiare janë të miratuara, të refuzuara janë 1405. Pritshmëria për subjektet  që kanë detyrim për dorëzimin e pasqyrave financiare për vitin 2019 janë 24218 subjekte.

Për ato biznese që nuk kanë marrë as numrin e aplikimit, gjoba do të shkojë në 15 mijë lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco