Biznesi apel qeverisë dhe Kuvendit: Rritja e çmimit të naftës, goditje e madhe për xhepat e shqiptarëve

Biznesi apel qeverisë dhe Kuvendit: Rritja e çmimit të naftës, goditje e madhe për xhepat e shqiptarëve

22:38, 13/07/2019

Nisma e qeverisë për krijimin e Agjencisë së Rezervave të Sigurisë së Karburanteve kundërshtohet fuqishëm nga bizneset te cilat i frikësohen pasojave që do të ketë në rritjen final të çmimit të naftës për bizneset dhe qytetarët.

Në një reagim për mediat, Konfindustria i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë të mos miratojë në asnjë rast akte ligjore dhe për këtë do të ketë edhe një kërkese zyrtare nga përfaqësues te biznesit.

Një rritje e mëtejshme e çmimit të naftës në vend sipas Konfederatës Shqiptare të Industrisë do të ishte një goditje e madhe për xhepat e qytetarëve në kohën kur sot Shqipëria renditet  mes  20-25 vendeve më çmimin më të lartë të karburanteve në botë dhe shkak kryesor për këtë janë taksat që ne sot paguajmë tek nafta të cilat përbëjnë afro  60% të çmimit fundor.

Sipërmarrësit thonë se nuk janë kundër krijimit të një enti shtetëror të rezervave të sigurisë së karburanteve, por kundra mekanizmit financiar të parashikuar në projekt ligj, që çon drejtpërdrejt në rritjen e çmimit fundor të karburanteve.

Konfindustria sugjeron që Financimi i ngritjes dhe funksionimit të entit shtetëror në fjalë mundtë bëhet nga vlerat shumë të larta të tatimeve dhe taksave, që sot bizneset dhe qytetarët paguajnë për karburantet.

Pasi aktualisht sipas përllogaritjeve të bëra etëm pagesat për taksën e qarkullimit që paguajnë shqiptarët  arrin shumën prej mbi 120 milion euro/vit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco