Taksa për makinat do të rishikohet, sa më e fuqishme - më e lartë pagesa

Taksa për makinat do të rishikohet, sa më e fuqishme - më e lartë pagesa

07:28, 03/07/2019
A+ Aa A-

Qeveria parashikon që të ndryshojë politikat e taksimit sa u takon automjeteve, sipas së cilës sa më të fuqishme ta keni makinën, aq më shumë do t’ju duhet të paguani.

Referuar një dokumenti zyrtar, parashikohet që në vijim të ketë një lehtësim në aspektin e taksave për automjetet hibride apo elektrike, si dhe për ato që janë të kategorisë Euro 4 apo 5. Kjo shihet si një mënyrë për të nxitur blerjen e mjeteve të reja, si dhe ato që emetojnë sa më pak ndotje në mjedis.

Konkretisht në dokument thuhet se do të bëhet “rishikimi i sistemit aktual të taksave të automjeteve në Shqipëri si: Aplikimi i taksës për të gjitha automjetet në mënyrë të pavarur nga mosha, por në mënyrë proporcionale në nivelin e teknologjisë dhe nivelin e shkarkime të vetë automjetit. Rritja e taksave në proporcion me cilindrat/ madhësinë e motorit. Gradualisht përjashtimi nga taksat i automjeteve të reja me ndotje të ulët (si Euro VI dhe V ose automjetet hibride / elektrike)” thuhet në dokument.

Sigurisht, kjo është sugjeruar si një masë që do të zërë vend në afatmesëm dhe që kërkon angazhimin e të paktën tre ministrive për të dalë në një politikë të unifikuar. Bëhet fjalë për Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit, atë të Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Në funksion të nxitjes së automjeteve që emetojnë sa më pak gazra ndotës në mjedis është cilësuar si thelbësor edhe bashkëpunimi me njësitë vendore, ku bashkive do t’ju kërkohet që të angazhohen në instalimin e stacioneve të karikimit me energji elektrike për automjetet elektrike.

Po kështu do të kërkohet rinovim i flotës për kompanitë që kanë një të tillë dhe ofrojnë shërbime, për automjetet e transportit urban, ato të pastrimit të qytetit e disa kategori të tjera.

Për të dhënë ndikim në uljen e ndotjes së ajrit në dokument kërkohet që autoritetet të punojnë për të bërë lehtësimin në rritjen e shpërndarjes së stacioneve të mbushjes me ndikim të ulët (GLN dhe metan) . Po kështu të bëhet sigurimi i karburantit me përmbajtje të ulët të squfurit dhe me cilësi të lartë (në nivel me MS-të) të përdoret në të gjitha mjetet e transportit.

Kjo do të ecë paralel edhe me rritjen e kontrollit që bëhet në verifikimin e testimit të shkarkimeve të automjetit, autobusëve dhe flotës së automjeteve, për të kufizuar dhe për të reduktuar shkarkimet e grimcave dhe ndotësve të tjerë të ajrit./MONITOR

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Cimi03/07/2019 09:55

    Kjo do te jete propagande apo ekziston 1% mundesi te realizohet? Jo per ceshtjen e rritjes se taksave pasi eshte e sigurt qe do te ndodhe. Flas per cilesine e karburantit i cili eshte D2 por kerkojme te blejme makina D4 e D5. Shume vende kane hequr perdorimin e makinave te naftes ose kane ngritur shume taksen e naftes. A do te veprohet edhe te ne keshtu? Per makinat elektrike shteti ofron jashte incentiva ku paguan nje vlere 2000-6000 $ per makinat e reja. E kemi dhe ne takatin? Po per veshjen e makinave me filma kunder nxehtesise ka ndonje te re? Bosat i nxijne xhamat, familjaret qe mund te kene nevoje te ulin nxehtesine ne keto dite te frikshme dhe te eleminojne rrezet UV gjobiten nga policia. Gazetaret brenda mundesive ta investigojne.

    Shto koment

    Denonco