‘Klimë terrori për bizneset’/ 141 investitorë të huaj braktisën Shqipërinë, situata në përkeqësim

‘Klimë terrori për bizneset’/ 141 investitorë të huaj braktisën Shqipërinë, situata në përkeqësim

17:41, 07/06/2019
A+ Aa A-

Rreth 141 investitorë të huaj pranuan të largohen vitin e kaluar nga Shqipëria, pas një klime terrori ndaj biznesit, duke u shprehur të shqetësuar për klimën e krijuar në vend.

Në një studim të posaçëm ata pranuan se shkak për largimin ishte situata monopol si edhe mungesa e konkurencës, çka e kishte vështirësuar shumë punën për ta në Shqipëri.

Kjo klimë është pranuar edhe nga Ministria e Financave, ndërkohë që në një raport për vitin 2019 të Shoqatës së Investitorëve të Huaj, thuhet se në pjesën e parë të këtij viti situata nuk ka qenë aspak pozitive.

Ndër pengesat kryesore rezultojnë të jenë krijimi i monopoleve dhe konkurrenca e pandershme, korrupsioni, burokracitë qeveritare dhe ekonomia informale.

Investitorët e huaj kryesisht nga vendet e Bashkimit Europian, që operojnë në vendin tonë, kanë një perceptim negativ sidomos për situatën politike.

Kjo situatë është pranuar edhe nga Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj.

“Disa nga përceptimet janë të drejta, të cilat kryesisht ndikojnë në klimën e biznesit dhe konkurrencën e ndershme. Kush është shqetësimi i tyre kryesisht? Që rregullat e lojës të jenë të qarta dhe informaliteti të ulet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco