Presidenti i Dhomës Britanike: Drejtësia e kapur! Si mund të investohet këtu?

Presidenti i Dhomës Britanike: Drejtësia e kapur! Si mund të investohet këtu?

18:51, 26/05/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Dhomës Britanike, Zenel Hoxha,  në një intervistë në Fax News, komentoi ndikimin qe ka në ekonomi situata e tensionuar politike që po kalon vendi.

Sipas tij, politika po transmeton një klimë negative ndaj biznesit dhe investitorëve.

Ai argumentoi se duhet të ftohen ata që kanë dhenë kontribute reale në këtë vend dhe të dalin në arenën e duhur për ti thënë kësaj lloj politike ndal.

“Ka edhe brenda politikës shqiptare njerëz të tillë, në të dy krahët por janë lënë në heshtje. Politikanët në këtë vend duket sikur po luftojnë për interest e tyre personale dhe interesat kombëtare shihen nga ata si sekondare. Thjeshtë në këtë vend duhet të vendoset drejtësia, qetësia dhe rregulli”.

Hoxha foli edhe për ecurinë e Reformës në Drejtësi, impaktit të saj në jetën e qytetarëve dhe problematikave që ka hasur gjatë rrugës së implementimit të saj.

“Sa i përket Reformës në Drejtësi ka pasur një zgjatje shumë të madhe. Kostot e Reformës janë të mëdha sepse kemi pafundësisht çështje që presin. Duhej patjetër që jo vetëm të ishin njerëzit e filtruar për këtë system por edhe numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve duhej të ishte më i lartë sepse ka mbingarkesë dosjesh. Pasojë e mos zbatimit të saj apo përdorimit për konsum politik është frenimi i zhvillimit të  vendit. Efekti është jo vetëm psikologjik por edhe real sepse nuk është dhënë drejtësia. Patjetër që nuk duhej të kishte ndodhur kjo gjë e cila nuk dihet as se sa do të zgjas. Edhe sikur drejtësia të nisë që të funksionojë nesër, duhet pafundësisht kohë që të hetohen dosjet e grumbulluara”, u shpreh ai.

Hoxha deklaroi se edhe në institucionet e reja të drejtësisë ka ndërhyrje të politikës: “Fatkeqësisht politika ka ndërhyrë edhe në institucionet e reja të reformuara. Pyetja që shtron një investitor është: a jemi në gjendje të investojmë në një vend të tillë dhe natyrisht përgjigja është se nuk jemi në gjendje”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco