Statistikat zyrtare/ Ja kush janë vendet kryesore që furnizojnë Shqipërinë me ushqime

Statistikat zyrtare/ Ja kush janë vendet kryesore që furnizojnë Shqipërinë me ushqime

23:35, 22/04/2019
A+ Aa A-

Italia vazhdon të mbetet për Shqipërinë në vend të parë në listën e vendeve nga ku vendi ynë importon ushqime, pije e duhan.

Më pas këtë listë e ndjek Greqia dhe Turqia.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT për tregtinë e jashtme, vetëm këtë vit Shqipëria ka importuar rreth 4.4 miliard lekë nga ky grup mallrash.

Ndërsa niveli i importit ka mbetur i pandryshuar nga viti i kaluar.

Përsa i përket Greqisë, vendi fqinj mban vendin e dytë sa i përket vendeve nga ku importohen mallra të këtij grupi.

Po sipas INSTAT,  Shqipëria ka importuar nga Greqia këtë vit ushqime, pije e duhan në vlerën e 3.5 miliardë lekëve, duke shënuar një ulje të vogël në krahasim me një vit më parë.

Një nga partnerët kryesorë të Shqipërisë mbetet edhe Turqia nga ku Shqipëria importon në mënyrë të konsiderueshme ushqime, pije e duhan.

Vetëm gjatë këtij viti, Shqipëria ka importuar nga Turqia rreth 1.3 miliardë lekë, duke  njohur një rritje të lehtë në krahasim me një vit më parë.

Lidhur me importin e ushqimeve, pijeve e duhanit nga Kina, rezulton se Shqipëria ka marrë këtë vit 231 milion lekë duke njohur thuajse një dyfishim të shifrës krahasuar më një vit më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco