Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Sistemi bankar në kaos pas grabitjes në Rinas/ Ku ti çojmë paratë?...

Sistemi bankar në kaos pas grabitjes në Rinas/ Ku ti çojmë paratë?...

21:13, 18/04/2019
A+ Aa A-

Pas grabitjes të ndodhur brenda aeroportit “Nënë Tereza” më 9, kompania Austrian Airlines vendosi të bllokojë transportin e vlerave monetare jashtë vendit.

Tani në vend ka një mbingarkesë të sistemi bankar dhe sipas tyre investimi brenda vendit i të gjitha fondeve në valutë është i pamundur.

Deri në zgjidhjen e problemit të transportit, bankat po kërkojnë bashkëpunimin e Bankës së Shqipërisë, së paku për të garantuar ruajtjen fizike të fondeve në valutë.

Prej ditësh sistemi bankar po përpiqet të negociojë me Austrian Airlines, për rifillimin e transportit të parave. Kompania ka kërkuar informacione shtesë për masat e sigurisë të marra nga aeroporti i Tiranës dhe palët e tjera të përfshira për transportin e vlerave monetare.

Nëse kompania bindet, itinerari do të jetë i njëjtë: Paratë do të vazhdojnë të transportohen drejt Vienës, me fluturimet e kompanisë Austrian Airlines.

Deri para grabitjes së fundit, ky operator kryente pjesën dërrmuese të lëvizjes së valutës jashtë vendit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco