Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Grabitja në Rinas ndikim edhe në ekonomi/ Malaj: Investitorët e huaj do tërhiqen

Grabitja në Rinas ndikim edhe në ekonomi/ Malaj: Investitorët e huaj do tërhiqen

16:43, 10/04/2019
A+ Aa A-

Grabitja spektakolare e rreth 10 milionë eurove, që tre banka të nivelit të dytë po dërgonin në Vjenë, pritet të ndikojë edhe në ekonominë e vendit.

Eksperti i ekonomisë dhe njëkohësisht ish ministri i financave, Arben Malaj, është i mendimit se agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit tashmë kur të llogaritin riskun e Shqipërisë, do të përfshijnë edhe çështjet e sigurisë dhe vjedhjes së parave.

Sipas tij, klasifikimi i rrezikut për të investuar në vendin tonë do të rritet më shumë tashmë që kemi të bëjmë me një ngjarje të përsëritur brenda një periudhë të shkurtër kohe.

“Humbja më e madhe është risku i reputacionit lidhur me sigurinë. Kjo është një rritje e kostos që kompanitë ndërkombëtare bëjnë për paratë që firmat private do të investojnë në vendin tonë”, shprehet Malaj, përcjell Gazeta Express.

Ish ministri socialist sqaron se procesi i transferimit të parave në formë fizike jashtë është normal dhe po ashtu një veprim që e kryen çdo bankë tregtare në çdo shtet.

Paratë që bankat dërgojnë jashtë kufijve janë të siguruara në kompani të sigurimit dhe pikërisht këtu do të rriten kostot e tërthorta për sistemin bankar në vend.

Për të bërë pagesat nga një llogari bankare e një banke në Shqipëri te një tjetër bankë në Shqipëri, transferta bëhet fillimisht në formë dixhitale, e më pas bankat bëjnë shkëmbimin fizik të parave. Për monedhën Lekë, shkëmbimi bëhet pranë strukturës së kasafortës së Bankës së Shqipërisë, ndërsa për valutat bankat duhet të përdorin procesin për të nxjerrë paratë jashtë te banka që kanë lidhur marrëveshje për të kryer transaksionin dixhital, e më pas për të bërë pagesën me kesh.

“Transfertat janë një process i natyrshëm. Për çdo ngjarje kompanitë e sigurimit jashtë Shqipërisë do të kërkojnë një prim më të lartë sigurimi ndaj kompanive shqiptare”, vijon Malaj.

Banka e Shqipërisë është duke parë mundësinë që të shtojë edhe këtë shërbim të sistemit të pagesave, megjithatë ky investim do të eliminonte vetëm një përqindje të ulët të volumeve të parave që shkëmbehen me vendet e tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco