Eksperti: Shqiptarët nuk kanë edukim financiar, as kulturën më minimale

Eksperti: Shqiptarët nuk kanë edukim financiar, as kulturën më minimale

07:45, 26/03/2019
A+ Aa A-

Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Bankave,Spiro Brumbulli , ishte pjesë e panelit të të ftuarve në emisionin ‘Argument’’, të  hënën në mbrëmje, për të diskutuar rreth marrëdhënies së shqiptarëve me paratë, dhe cfarë rëndësie ka ky mjet kaq i domosdoshëm për gjithsecilin. Sipas tij  paraja është bërë aq e fuqishme, pasi me para matet sa talent ke, por matet edhe pasuria, shkruan Scan.tv.

‘‘Por ajo cfarë  kemi vënë re është  që  kemi një dobësi në përdorimin e kartmonedhës, pasi shpeshherë  gjejmë  kartmondha të dëmtuara, dhe kjo tregon kulturën e dobët që kemi si popull, jo vetëm për ta fituar atë , por dhe për ta mirëmbajtur. Shumica e popullsisë  tonë  ndodhet në  zona rurale, dhe atje sistemet bankare gjenden shumë  pak ose thuajse fare, prandaj në  këto zona ne gjejmë  vetëm dhënie kredie dhe marrje këstesh, por jo llogari aktive të qytetarëve. Kjo ndodh pasi të ardhurat janë  shumë të ulta në nivelin e mbijetesës, ndaj shqiptarët nuk e ndjejnë  nevojën të kenë një llogari bankare, pasi dhe nëse e kanë atë, e zbrazin të nesërmen. Kjo tregon nevojën e edukimit finaciar të shqiptarëve, të cilët nuk kanë as kulturën minimale, që të dinë që mund të paguajnë me të njëjtën kartë me të cilën tërheqin edhe paratë.

Një  nga faktorët e tjerë, që  nuk i ka lejuar shqiptarët të kenë llogari bankare, sipas Brumbullit, ka qenë ‘strehimi’. Pra dhe nëse shqiptarët kishin pak para, i përdornin ato për të ndërtuar një shtëpi, sepse donin që  ta realizonin këtë ëndërr të tyre, prej vitesh, si një problem historik i këtij kombi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironci26/03/2019 08:53

Kena krymenistrin me te dhimin e edukates financiare i hy projekteve pa kosto fare e financat e shtetit me borxhe ne qill.

Shto koment

Denonco