TARIFA/ Doni të ndryshoni pronësinë e makinës? Nga 1 Marsi nis procedura e re

TARIFA/ Doni të ndryshoni pronësinë e makinës? Nga 1 Marsi nis procedura e re

12:27, 24/02/2019
A+ Aa A-

Ndryshojnë procedurat ligjore për ata që duan të ndryshojnë pronësinë e automjetit.

Më parë, pas aktit të shitblerjes tek noteri duhet të kryeje veprime në disa institucione shtetërore për të ndryshuar pronësinë, por tashmë nga data 1 mars gjithçka do të jetë shumë më e thjeshtë dhe shumë më e lirë.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve se, nga data 1 mars të gjithë ata që kanë për të bërë ndërrimin e pronësisë së mjetit të tyre, kjo procedurë do të bëhet direkt në sportelet e këtij institucioni.

“Tjetër lajm i mirë për qytetarët! Nga 1 Marsi ndërrimi i pronësisë së mjetit direkt edhe në sportelet tona Tarifa e shërbimit vetëm 1400 Lekë! Siguri për shitësin e blerësin, verifikim i plotë në sistem. Shërbimi më i ri e i shumëpritur nga qytetarët nis nga Tirana e do ofrohet në gjithë drejtoritë rajonale me cilësi e vëmendje brenda muajit Mars!, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco