Nafta, rezervat bruto në SHBA rriten me 2.5 milionë fuçi

Nafta, rezervat bruto në SHBA rriten me 2.5 milionë fuçi

08:11, 07/02/2019
A+ Aa A-

Çmimet e naftës kanë rënë me rreth 1% në dje pasi të dhënat e publikuara në SHBA treguan një rritje surprizë të rezervave të naftës bruto. Ndërkohë, në treg janë larguar edhe shqetësimet për efektet që do të kenë sanksionet amerikane ndaj Venezuelës. Rezervat bruto në SHBA u rritën me 2.5 milionë fuçi gjatë javës së kaluar, deklaroi Instituti Amerikan i Naftës, njofton Scan.tv. Megjithtë, investitorët po presin të dhënat zyrtare që publikohet nga administrata amerikane, më vonë gjatë ditës së sotme.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 61.3 dollarë për fuçi, pas rritjes me rreth 15%, gjatë janarit. Ndërsa, nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 53 dollarë për fuçi. Shqetësimet për një rritje të dobët ekonomike globale dhe lufta tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, gjithashtu po ndikojnë negativisht në treg.

Ndërkohë, gjatë fjalimit në “State of the Union” presidenti amerikan, Donald Trump tha se një marrëveshje tregtare me Kinën është e mundur. Zyrtarët amerikanë dhe ata kinezë pritet të fillojnë raundin e ri të bisedimeve, javën e ardhshme. Në anën tjetër, gjatë muajin janar, çmimet kanë gjetur një mbështetje nga marrëveshja e OPEC dhe Rusisë për të ulur prodhimin me 1.2 milionë fuçi në ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco