Hetimi Tatimor nis kontrollin e bizneseve që deklaruan rënien e xhiros

Hetimi Tatimor nis kontrollin e bizneseve që deklaruan rënien e xhiros

10:23, 26/01/2019
A+ Aa A-

Drejtoria e Hetimit Tatimor njoftoi se po vijon punën në terren për të verifikuar subjektet me risk. Fokusi është kontrolli i tatimpaguesve që ushtrojnë veprimtari në qendrat e qyteteve kryesore në vend, në zonat me aktivitet të lartë, si dhe në tregje.

Objektivat kryesorë janë tre: garantimi i përmbushjes vullnetare dhe zbatimi i legjislacionit tatimor, kontrolli i tatimpaguesve që rezultojnë me rënie të xhiros, krahasuar me një vit më parë si edhe, faturimi dhe lëshimi i kuponit tatimor;

Administrata Tatimore deklaroi se në asnjë rast nuk ka si qëllim ndëshkimin e tatimpaguesve, por ndërgjegjësimin e tyre për vetëdeklarimet dhe përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

visariu26/01/2019 19:14

mos u merni me biznesin e vogel qeveria te shikoje te gjith tenderat behet kerdia ne vjedhje te gjitha taksat e shqiptarve vidhen me tenderat

Bisnesi26/01/2019 11:15

Po pse ju rane te ardhutat pop apo zhepat e tyre

Erion Goga26/01/2019 10:40

Po 957 milione eurot janar shtator 2018 te denoncuara nga kontrolli i larte i shtetit kush i kontrollon apo vari leshte. Punojne sklleverit per ne, ndersa pasurohemi dhe blejme Shqiperine si investitor strategjik.

Shto koment

Denonco