Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Të gjitha taksat e reja mbi pagën dhe fitimet sipas kategorive!

Të gjitha taksat e reja mbi pagën dhe fitimet sipas kategorive!

11:37, 21/01/2019
A+ Aa A-

Ditën e sotme drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka vijuar të informojë qytetarët dhe biznesin për ndryshimet në Paketën Fiskale 2019. Më konkretisht njoftohen të gjithë tatimpaguesit për ndryshimet kryesore në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.

Më konkretisht çfarë duhet të dini:

-Norma tatimore e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi sipas nivelit të pagës bruto zbatohet sipas kategorive të mëposhtme:

0% për pagën mujore bruto deri 30,000 lekë;

13% për pagën mujore bruto 30,001 – 150,000 lekë;

23% për pagën mujore bruto mbi 150,000 lekë.

-Konsiderohen të ardhura me burim në Shqipëri edhe të ardhurat e një personi jorezident, të përftuara si rezultat i shërbimeve të kryera për një person rezident. Për këto të ardhura, rezidenti që përfiton shërbimin, do të mbajë Tatimin në Burim nga pagesat që do të bëjë për jorezidentin.

-Do t’i nënshtrohet Tatimit mbi Fitimin edhe çdo person jorezident, i cili nuk është i regjistruar sipas legjislacionit shqiptar dhe nuk i nënshtrohet Tatimit mbi të Ardhurat. Për përmbushjen e këtij detyrimi, personat jorezidentë do të plotësojnë deklaratën e veçantë të të ardhurave të tatueshme, e cila duhet dorëzuar brenda datës 31 mars të vitit pasues dhe paguajnë tatimin në kohën e dorëzimit.

-Për efekt të llogaritjes së rezultatit të vitit fiskal, do të konsiderohen shpenzime të panjohura shpenzimet për dieta që tejkalojnë 50% të fondit të pagës bruto vjetore.

-Tatimi mbi Dividentin do të aplikohet në shkallën tatimore 8%. Për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, kjo shkallë zbatohet me kushtin që:

-tatimi që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019;

-tatimi për dividentin për fitimin e vitit 2018 të paguhet brenda datës 20 gusht 2019.

-Nëse nuk zbatohen kushtet e mësipërme tatimpaguesi do të paguajë 15% tatim mbi dividetin.

-Në rast se pasuria e luajtshme ose e paluajtshme që siguron kredinë, ekzekutohet përpara afateve të përcaktuara në ligj për fshirjen e borxhit të keq, provizionet e mëparshme bankare, të njohura si shpenzime të zbritshme, do të vazhdojnë të njihen si të tilla.

-Të gjithë personat rezidentë në Republikën e Shqipërisë, organet e qeverisjes qendrore e vendore, Organizatat Jofitimprurëse dhe çdo subjekt tjetër, i njohur nga legjislacioni në fuqi, janë të detyruar të mbajnë Tatimin në Burim nga shuma bruto e pagesave për shërbimet e konsulencës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco