Përse 3 mujori i parë i këtij viti është koha ideale për të marrë kredi

Përse 3 mujori i parë i këtij viti është koha ideale për të marrë kredi

13:22, 04/01/2019
A+ Aa A-

Ndryshe nga depozitat, nga të cilat fitimi real në këtë periudhë  është negativ (duke pasur parasysh se inflacioni është gati 2%), këto janë kohët më të mira për kredimarrësit.

Interesat e kredive në lekë luhateshin në nëntor 2018 nga 5.8 deri në 7.8%, duke qenë në minimume historike. Politika lehtësuese monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë që nga viti 2011 synonte pikërisht, që të bënte më të lirë koston e parasë, raporton Monitor.

Për huatë afatshkurtra deri në 6 muaj, interesi i kredisë ishte 7.27%, ndërsa për kreditë deri në një vit në 6.2%.

Më të lira janë kreditë mbi 5 vjet, me një normë prej 5.83%, kjo për muajin në nëntor.

Ndërsa në euro, interesat e kredive luhaten midis 4-5%, por ata që i kanë të ardhurat në lekë dhe marrin kredi në euro janë të ekspozuar nga kursi i këmbimit, ndërkohë që diferenca mes interesave është e ulët, duke mos justifikuar rrezikun e luhatjeve të kursit.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë sinjalizoi në mbledhjen e fundit të Këshillit MBikëqyrës se nga tremujori i dytë i këtij viti (2019) Banka mund të marrë në konsideratë të ndërrojë kursin e politikës monetare. Kjo nënkupton që këtë vit mund të ketë rritje të interesit bazë për herë të parë që nga shtatori i vitit 2011. Një lëvizje e tillë do të ishte pozitive për depozituesit, pasi kthimi nga kursimet do të rritej, por do të ishte një lajm negativ për kredimarrësit pasi do të rriste interesat e huave. Ndaj pjesa e parë e vitit konsiderohet si mundësia më e mirë për të marrë hua me kosto të ulët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco