“Doing Business 2019” e rendit Shqipërinë të parafundit në rajon, ja treguesit ku paraqitet më keq

“Doing Business 2019” e rendit Shqipërinë të parafundit në rajon, ja treguesit ku paraqitet më keq

18:29, 31/10/2018
A+ Aa A-

Shqipëria vijon të mbetet e parafundit në këtë renditje për vendet e rajonit duke lënë pas vetëm Bosnje Hercegovinën. Raporti “Doing Business 2019” i Bankës Botërore evidenton se treguesit ku Shqipëria rezulton më keq mbeten marrja e lejeve të ndërtimit, sigurimi i energjisë elektrike dhe pagesa e taksave.

Pikërisht në këta tregues Kosova ka bërë një përparim të dukshëm duke u renditur në vendin e 44. Ndërsa vendi i parë në rajon dhe e dhjeta në botë mbetet Maqedonia.

Vendi fqinj që konkurron Shqipërinë ka përparuar me reformën për reduktimin e pagesës për zhvillimin e tokës duke e  bërë procesin e marrjes së lejes së ndërtimit më pak të kostueshme.

Raporti i Bankës Botërore rendit ekonomitë sipas lehtësisë për të bërë biznes që nënkupton se mjedisi rregullator është më i përshtatshëm për një firmë vendase për  të nisur dhe për të ushtruar aktivitetin.

Në raportin e fundit të “Doing Business” për 2019, të publikuar nga Banka Botërore, vendi ynë kalon në pozicionin e 63-të nga 68 që ishte një vit më parë nga 190 shtete të botës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco