Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Kandidaturat për vendet vakant, në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Kandidaturat për vendet vakant, në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

14:14, 30/10/2018
A+ Aa A-

Ka pasur interes të lartë për të aplikuar në vendet vakante për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, që janë shpallur nga Kuvendi. Janë 15 emra të njohur nga fusha e financave që konkurrojnë për tre postet e shpalluara nga Kuvendit, të cilët do të kenë nesër një seancë dëgjimore, raporton Monitor.

15 kandidaturat janë:

Vjollca Braho – ka punuar si ish drejtoreshë e Përgjithshme e Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor

Bardhyl Çeku- ka qenë pedagog në Fakultetin e Ekonomisë’

Leontijev Çuçi- doktor i shkendave ekonomike

Sulo Hadëri-profesor, ka qenë dhe më parë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës

Artan Hixha- një nga ekspertët e njohur të ekonomisë

Altin Hoti- PhD – Associate Professor Of Economics

Oljan Kanushi- Koordinator në Kryeministri

Genc Koxhaj, economist, drejtues në Sicred

 Arben Malaj-ish ministër, profesor i njohur i ekonomisë

 Visar Malaj- Phd, pedagog  ekonomi

 Luljeta Minxhozi-prof.dr në ekonomi

 Ergys Misha-profesor në të drejtë ligjore

 Nikollaq Pano-profesor, doktor në ekonomi

 Drini Salko-profesor në ekonomi

 Arben Xibri

Gjithsej janë 6 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës që u mbaron mandati në nëntor 2018, të cilët ka të drejtë t’i propozojë tre Këshilli i Ministrave dhe tre Kuvendi.

Edhe Këshilli i Ministrave ka shpallur zyrtarisht aplikimet për funksionet e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, që në fund të shtatorit.

Gjashtë anëtarët e tjerë që u mbaron mandati në nëntor të këtij viti, janë:

-Dhori Kule është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në nëntor të vitit 2011.

–Ela Golemi është zgjedhur anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në nëntor 2011 dhe nga muaji gusht 2015 është anëtare edhe e Komitetit të Auditimit të Bankës së Shqipërisë.

-Elisabeta Gjoni është Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë që prej muajit janar 2012. Ajo është edhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit nëntor 2011.

-Petraq Milo është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në nëntor të vitit 2011

–Arben Malaj zëvendësoi mandatin e Ermelinda Meksit

–Denada Prifti ka marrë mandat zëvendësues në nëntor 2014

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gjon Karroca31/10/2018 13:56

Disa korigjime: 1. Vjollca Braho ka qene drejtoreshe e Institutit te Sigurimeve Shoqerore. Asnje lloj kredenciali per te qene anetare e Keshillit te BSH, qe ne gjithe vendet e zhvilluara eshte i rezervuar per profesore. 2. Bardhyli ka qene Prof. qe c’ke me te, po a mos eshte gje dhe kryetar i Bordit te fondit “Besa”? A nuk e humbet pak kredibilitetin i nderuar Prof qe ka qene vegel e nje te fandaksuri mbushur me tatuazhe? Per te mos folur per konfliktin e hapur te interesit. Do ishte skandali i radhes po te zgjidhej. 3. Leontjevi Cuci, fort i nderuar profesor i nderuar i kohes se monizmit, jo vetem qesharak dhe arkaik ne metodat e shpjegimit si mesimdhenes, por viktime e nje andropauze te eger, qe e zuri duke shitur diploma me para tek kioska e radhes (qe kane guximin ta quajne dhe Universitet..). E ca me shume, Leontievi na bridhte krekosur mbi X6, krahas atyre qe nderoi me diploma, e shoqeria jone duhet t’i mbaje ne kurriz e ne administrate. Leontievi eshte me i pershtatshem si kandidat per burg, sesa per Keshill. 4. Artan Hoxha. Erudit i koheve moderne, viktime e nje ambicieje te semure. Pasi desh u be President :) , Artani hapi TBU, kiosken e radhes qe prodhon diploma. Kjo e fundit u financua totalisht nga Balfin Group, nga i cili Artani edhe paguhet si Rektor. Nqs Artanit i duhet te marre nje vendim si anetar Keshilli, pervec faktit se eshte thuajse injorant ne fushen e makroekonomise, a nuk do ndikohej ky vendim nga biznesmeni qe i ka paguar rrogen nder vite...? Te tjeret qe nuk kane titullin Profesor as nuk denjoj t’i permend. Dhe dicka, Prof. Nikollaq Pano (zv. Rektor te MUT, shkurtimi i kioskes Universitare te Cac Angjelit) sa i deshperuar duhet te jesh qe ke gjithe jeten qe jep mesim ne fushen e marketingut (ne terma te shkencave te ekonomise, marketingu eshte i rezervuar per ata qe nuk kane koeficent intelektual per t’u marre me ndonje gje me te hajrit) e shkon e aplikon per Keshillin e BSH? Pak me respekt per veten.. “Profesor”

Shto koment

Denonco