Lajmi i keq/ Ja çfarë do ndodhë nga 1 Janari 2019 me makinat e përdorura

Lajmi i keq/ Ja çfarë do ndodhë nga 1 Janari 2019 me makinat e përdorura

14:45, 22/09/2018
A+ Aa A-

Nga 1 janari i vitit 2019 nuk do të lejohet importimi i makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim.

Projektvendimi, i përgatitur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është prezantuar nga ministri Klosi në një takim me grupet e interesit pikërisht në Ditën pa Makina.

Ministri Klosi sqaroi se projektvendimi nuk prek makinat e përdorura mbi 10 vjet prodhim që janë aktualisht në qarkullim, por kufizon futjen e makinave të tilla pas 1 janarit 2019.

Ndërsa për makinat e patarguara që janë aktualisht në Shqipëri do të lihet një afat 5 mujor që të regjistrohen.

Duke iu referuar pasojave negative të përdorimit të makinave mbi 10 vjet prodhim që e shtynë administratën e mjedisit në përgatitjen e këtij projektvendimi, ministri Klosi përmendi dëmet në shëndetin e njerëzve, në mjedis dhe ekonominë e çdo qytetari të shtresës së mesme.

‘Makinat e vjetra, të përdorura, më të vjetra se 10 vjet nuk do të lejohen të futen në Shqipëri që nga hyrja në fuqi e këtij vendimi dhe po ashtu në dakordësi më komuntietin kemi përcaktuar një periudhë 5 mujore për të cilën do të lejohet që makinat që janë futur sot në Shqipëri të targohen.

Dhe nuk është një numër i vogël, por janë 60 mijë makina që kanë hyrë në Shqipëri dhe në bazë të informacionit që vjen nga drejtoria e transporteve, kanë hyrë në Shqipëri, janë zhdoganuar por nuk janë targuar dhe të lihet një periudhë 5 mujore për t’u bërë ky targim dhe 5 muaj nga hyrja në fuqi e këtij projektvendimi, as targimi nuk do të lejohet më, pra do të kemi një kufizim të plotë të makinave të përdorura më shumë se 10 vjet.

Dhe për ta sqaruar edhe njëherë për njerëzit që duan të dëgjojnë dhe të kuptojnë nga ky veprim, nuk do të kërkojmë heqjen e makinave që janë sot në qarkullim, por do të kërkojmë kufizimin e futjes së makinave të reja të përdorura më të vjetra se 10 vjet’ tha Blendi Klosi sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gallata22/09/2018 21:09

Po Kolaudimi për çfarë duhet atëherë o kaqol?!

mario22/09/2018 17:26

Ne Greqi ka makina mbi 40 vjecare qe jane ne qarkullim te perditshem,dhe shteti grek nuk i heq nga qarkullimi Doli nje nga klosi i mallakastres dhe jep urdher qe te hiqen makinat mbi 10 vjet, na vdiqen fshataret pushtetare Mos lejoni karburant qelbesire o horra ne pushtet vetem karburanti i keq e prish makinen,dhe leshon bloze

Daj Jaku22/09/2018 17:10

Komentuesi i sipërm Fondi i ka rënë shkurt dhe ja ka plas të vërtetën surratit ministër pallës. Po të hash mut, dihet se çfarë do dhjesësh. Nuk e kanë mëndjen tek ambienti këta banditë pushta pushteti, por tek ajo që spjegon komentuesi Shkodrani. Çdo ligj e rregullore duhet të përmbajë bastunin dhe karrotën, pra çdo shtërngim duhet të shoqërohet me bonus në drejtim tjetër, ndërsa "ridherësat" vetëm dajak për popullin e "bonusat" për vete. Makinat me gaz natyral, gpl ose metan janë ecollogjike pavarësisht se janë të vjetra edhe 30 vjet, përse nuk përkrahen me bonusa importet e tyre ose bonusa për montimin e impianteve të gazit, sikurse ndodh në BE, sepse nuk i inteteson konçesionarëve që vajisin mekanizmin e pushtave të pushtetit, të cilët rrisin taksat dhe aksizat mbi gazin për transport, për të përkrahur konçesionarët dhe për ti futur gishtin në bythë popullit (e kontrollojnë se mos i ka ardhur vezanë bythë, që t'ja marrin edhe atë).

Shkodran22/09/2018 15:41

Dmth do mbushet shqiperia me makina nen 10 vjet deri me dt 1 janar 2019. Me kete lajm pastrove gjith koncesionaret qe mbanin makina rrangalle per te shite... shqiptari mendon ta blej nje makine tani,se pastaj do ngel ne kembe se nuk kam lek te blej makine 10 vjecare...qe i bie makine te 2009. Ec rilindje ec..

Fondi22/09/2018 14:58

Rregullo karburantin o pall

Shto koment

Denonco