Banka Botërore: Shqipëria e fundit në rajon për investimet e huaja

Banka Botërore: Shqipëria e fundit në rajon për investimet e huaja

20:05, 05/09/2018
A+ Aa A-

Në raportin më të  ri të publikuar nga Banka Botërore “Lidhjet kritike: Promovimi i rritjes dhe rimëkëmbjes ekonomike në Evropë dhe Azi Qendrore”, analizohet ndikimi në rritje që kanë llojet e ndryshme të lidhshmërisë, në përfitimet ekonomike të shteteve në mbarë Evropën dhe Azinë Qendrore. Sipas raportit, Shqipëria renditet e 78-ta në botë dhe e fundit në mesin e vendeve të rajonit për sa i përket investimeve të huaja. 

Ndërkohë, sfera në të cilën vendi ka performancën më të mirë është teknologjia e informacionit dhe komunikimit dhe linjave ajrore.

Në bazë nën-rajonesh Evropa Perëndimore dhe më pas Evropa Veriore, Qendrore dhe Jugore renditen të parat për sa i përket nivelit të lidhshmërisë, ndërsa Ballkani Perëndimor, Azia Qendrore dhe Kaukazi i Jugut rezultojnë me nivelet më të ulëta të lidhshmërisë në përgjithësi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco