Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Lajm i keq për Eurozonën, Lagarde: Pritet ngadalësimi i ekonomisë

Lajm i keq për Eurozonën, Lagarde: Pritet ngadalësimi i ekonomisë

14:29, 22/06/2018
A+ Aa A-

Tensionet në lidhje me tregtinë ndërkombëtare përbëjnë rrezikun më të madh ekonomik për Eurozonën, sipas kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.  “Pavarësisht se Eurozona pati një rritje të ekonomisë sipër potencialit në vitin 2017, vrulli është ngadalësuar dhe Fondi pritet të ulë projeksionet ekonomike në muajin Korrik”, tha ajo.   Fondi nuk pret që ngadalësimi ekonomik të jetë i shpejtë, pjesërisht për shkak të mbështetjes nga politika monetare.

Megjithatë, sipas Lagarde, ekzistojnë disa rreziqe mbi ekonominë, ku kryesorë është tregtia. “Rreziku i parë në listë vjen nga tensionet tregtare që janë shkaktuar nga tarifat mbi çelikun dhe aluminin”, tha Lagarde.  Pavarësisht përjashtimit të përkohshëm, Bashkimi Eruopian është bërë subjekt i këtyre tarifave duke nisur nga qershori, përcjell scan.tv. Në kundërpërgjigje, Europa caktoi këtë të premte penalitete kundër mallrave amerikan. Lagarde tha se problemi nuk është ndikimi direkt makroekonomik, por dëmi që do të shkaktojnë në besim këto tensione.

Rritja e mëtejshme e tarifave s’kthehet në një problem më të madh për mjedisin aktual ekonomik, ku çmimet e naftës po tregojnë rritje. “Problemi është se në çdo vend, qoftë i zhvilluar apo jo, njerëzit e varfër do të pësojnë goditjen më të madhe nga këto barriera tregtare”, tha Christine Lagarde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco